10 arsye pse duhet rrëzuar kjo qeveri sa më shpejt përpara zgjedhjeve

1. Dhuna e pajustifikuar e policisë politike.

Policia tashmë ka humbur përfundimisht qëllimin e ekzistencës së saj nga mbrojtëse dhe në shërbim të qytetarëve ajo është kthyet në shërbim të politikës dhe mbrojtëse të interesave kriminale dhe antiligjore. Dhuna policore ka arritur kulmin tashmë nuk pyesin as nëse je 15 vjeç as nëse je femër as nëse je i moshuar apo gazetar në detyrë, policia sillet si vagabonde dhe të kujton grup të strukturuar kriminal. Ajo tahsmë është bërë e plotfuqishme dhe arrin deri aty ku mund ti futet çdo qytetari në çdo orë në banesë dhe ta arrestoj pa asnjë vendim gykate.

2. Mungesa e drejtesisë.

Duke folur per gjykatën ajo nuk ekziston, asnjë qytetar nuk ka mundësi të kërkoj të drejtën e tij përballë shtetit. U është hedhur hi popullatës injorante me krijimin e institucioneve me emra folklorik qesharak të tipit SPAK, KÇK, OFL, QERMNP….të cilat shërbejn thjesht për propagand ndërkohë gjykata kushtetuese ka 2 vjet që nuk funksionon dhe kan kaluar ligje korruptive klienteliste, zgjedhje antikushtetuese lokale dhe parlament ilegjitim të përbërë prej injorantësh.

3. Kriminelët dhe persona me të shkuar kriminale drejtojnë struktura policore.

Të fortët, gjobëvënësit të tipit Shullazi dhe të dënuarit me burg janë bërë pjesë e familjes policore dhe disa prej tyre drejtojnë struktura të larta policore. Mjafton të dëgjosh mënyrën e komunikimit dhe sjelljës së policisë që të kuptosh se nuk kan asnje ndryshim me fjalorin rrugaçëror të të fortëve të lagjeve, ose mënyra se si ushtrojn dhunë ndaj qytetarëve paqësore është vërtet shqetësuese.

4. Kthimi i vendit në nje parajsë të pastrimit të parasë nëpërmjet amnistisë fiskale.

Janë duke u zhvilluar përpjekje që rrezikojnë legalizimin të parasë ilegale të krijuar nëpërmjet formave kriminale, deri tani shqipëria është një destinacion i preferuar për pastrimin e parave nëpërmjet formave të ndryshme komplekse në industrinë e ndërtimit ku kontrolli tatimor është inekzistent. Nëpërmjet kësaj amnistie priten që miliarda euro para kriminale të futen në ekonominë formale duke e shtyrë atë në një kolaps, por gjithashtu duke rrezikuar edhe izolimin e vendit nga pjesa tjeter e botës.

5. Tashmë do jemi vendi ku trafikantët e drogës do krijojnë monopolin e tyre të ligjshëm të parçelave të drogës.

Krahas amnistisë fiskale është edhe legalizimi i kanabisit që pritet të aprovohet nga ky parlament, duke e kthyer shqipërinë në një Kolumbi legjitime dhe ku bosët e drogës do lulëzojn nga bodrumet e errëta në fusha të gjelbërta me numër Nipti dhe kasa fiskale.

6. Vendi ka humbur identitetin e tij kombëtare, është shuar historia dhe trashegimia kulturore.

Është folur mjaft nga arkitekt dhe analist për efektet që ka në shoqëri shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, ajo të bën të harrosh identitetin tënd dhe historinë tënde. Çdo shqiptar që është larguar përfundimisht nga Shqipëria nuk i shkon ndërmend kurrë të rikthehet më pasi çdo copëz kujtimi që ka pasur në këtë vënd është shkatërruar dhe deformuar përtej formës së saj origjinale. Çdo shqiptar që ka mbi 10 vite i larguar ndihet i huaj në vendin e tij të lindjes pasi ky vend nuk i kujton asgjë nga fëmijëria ose adoleshenca e tij. Çdo fushë sporti ku luante me shokët e tij është zëvëndësuar me blloqe pallatesh, çdo kinema ku kalonte orët e argëtimit ka ndjekur të njëjtin fat, stadiumi ku ndiqte skuadrën e tij të zemrës është zëvëndësuar me një qëndër tregtare e cila ka prishur gjithë harmoninë arkitekturore e asaj zone historike, teatri kombëtar ku ka marrë formim kulturor nga artistët më të mirë në shqipëri e gjen të rrafshuar në mënyrë barbare për ti hequr një copëz tjetër historie këtij vendi. Pra ai shqiptar nuk ka arsye më që të kthehet në këtë vend ku i është grabitur çdo kujtim të cilin do e merte malli një ditë për tu rikthyer.

7. Nuk ka pasur zgjedhje, kryetari i bashkise është rikonfirmuar me 10% pjesëmarrje.

Është e papranueshme që nje kryetar bashkie të vazhdoj të kryej funksionet tij të mëparshme në një kohë që 90% të votuesve nuk kan marrë pjesë në zgjedhje. Është jashtë çdo logjike të shëndetshme që fatet dhe jetët e mijëra qytetarëve të varen nga një njeri që nuk i përfaqëson.

8. Nuk zhvillohen refendume.

Një kryetar bashkie i padëshiruar nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe paturpësisht qëndron në atë post nuk ka të drejt të bëj çfarë të dojë, moralisht duhet të paktën ti hapi rrugë referendumeve mbi çështje që kanë të bëjnë me vendime madhore në ndryshimin e qytetit, për të parë sa dakort janë qytetarët për këto ndryshime se tek e fundit paratë e tyre futen në lojë. Fatkeqësisht këto 30 vite demokraci fjala referendum është hequr nga fjalori duke mbrojtur tezën se demokracia përfaqësuese nuk e lejon një gjë të tillë pra “hidh votën një herë në katër vjet dhe çdo vendim e marrim ne për ju”.

9. Na ushqejnë vetëm me genjeshtra.

Arroganca dhe mashtrimet kronike të pushtetarët janë bërë kaq të shpeshta sa nuk na bëjnë më përshtypje dhe çdo gjë që na premtohet nuk e marrim seriozisht të paktën nga ajo pjesë e shëndetshme e shoqërisë.

10. Tërheqja e shqipërisë nga konventa e të drejtave të njeriut.

Ky element lidhet me forcimin e policisë shtetërore dhe shtypjen që i bëhet qytetarit të pa mbrojtur, fillimisht e tërhequr me justifikimin e forcimit të masave kundër pandemisë por përfundimisht e shfrytëzuar mbi terrorin e ushtruar qëndrestarëve të mbrojtjes së teatrit dhe të çdo “qëndrestari” tjetër që do dali kundër vullnetit të qeverisë.

|nga penadixhitale

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment