10 shenja të dështimit kardiak që nuk duhet të neglizhoni, sipas kardiologëve

Arresti kardiak ndodh kur ndjejmë nje dhimbje të fortë dhe të befasishme në kraharor dhe që gradualisht transferohet përgjatë trupit tonë deri te duart. Por ekzistojnë shenja paralajmëruese që lidhen me sistemin kardiovaskular të cilat i kemi anashkaluar dhe nuk i kemi identifikuar si të lidhura me zemrën. Ndryshe nga arresti kardiak, dështimi ose avaria e zemrës ndodh gradualisht dhe njerëzit e keqkuptojnë me simptoma të tjera si lodhje fizike ose mostretje të ushqimit.  Robert Greenfield, M.D., kardiolog në MemorialCare Heart & Vascular Institute, Fountain Valley, Calif thotë: “Sa më shumë i anashkalloni këto shënja që lidhen me problemet e zemrës aq më shumë dëm i bëni vetes me kalimin e kohës”

Një nga arsyet e dështimit kardiak lidhet me mënyrëm se si zemra pompon gjak. Kjo nuk do të thotë se krejt papritur zemra juaj ka pushuar së funksionuari. Në disa raste zemra nuk ka fuqi të mjaftueshme për të pompuar gjak në sistemin qarkullues dhe në raste të tjera sasia e gjakut që futet në zemër është e pamjaftueshme dhe si rezultat edhe sasia që pompohet jashtë është e reduktuar.

Sipas National Heart, Lung, and Blood Institute , rreth 5,7 milion njerëz në SHBA kanë dështim kardiak, dhe mund të preken fëmijët dhe të rriturit. Për momentin nuk ekziston një kurë, por trajtime që lidhen me ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe medikamente mund të bëjnë ndryshime të mëdha në terma afatgjatë.

Si çdo sëmundje tjetër sa më shpejt të diagnostikohet aq më mirë mund të parandalohet. Këto janë 10 shenja që tregojnë se zemra juaj nuk punon ashtu siç duhet:

Ndieni sikur nuk mbusheni me frymë mjaftueshëm.

Zemra dhe mushkëritë janë dy shok të ngushtë që punojnë së bashku për të garantuar që trupi juaj të furnizohet me gjak të pasur me oksigjen. Pjesa e djathtë e zemrës thith gjakun që ka munges oksigjeni dhe e pompon në mushkëri aty ku ri-furnizohet me oksigjen. Dështimi kardiak ndikon në funksionimin elegant të këtij sistemi, shkurtimi i frymëmarrjes është një shenjë serioze thotë Dr. Greenfield. Njerëzit ndihen që kanë “etje” për ajër, pavarësisht sa shum ajër thithin duket sikur nuk ngopen me oksigjen.

Ushtrimet fizike duken më të vështira seç duhet të ishtin realisht.

Ndjesia e etjes për ajër mund të ndhodhi ndërkohë që jemi duke pushuar por edhe kur bëjm një veprim të lehtë fizik siç është ecja nga njëra dhomë te tjetra. Kur kryeni nje aktivitet fizik rrahjet e zemrës rriten, që do të thotë se zemra përpiqet të pompoj gjakun më shpejt dhe për këtë ka nevojë për sa më shumë oksigjen. “Kur njerëzit nuk mbushen dot me frymë kujtojnë se janë në formë jo të mirë” thotë Dr. Greenfield. “Mendojn se kanë nevojë të fillojn palestër, kur ajo që duhet vertet të bëjn është të shtrohen në spital”.

Shtrirja e trupit rrafsh, është një problem serioz.

Kur shtriheni rrafsh, në pjesë e gjakiut te këmbët kthehet mprapsht në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe si rezultat sasia e gjakut që rikthehet në zemër rritet. Normalisht zemra mund ta përballoj përmes sistemit të pompimit, por nëse ajo dështon do ndjejm marrje fryme. Shpesh përdorim jastëk për të ngritur kokën lart dhe të çlirojm trysnin nga mushkëritë. Prandaj edhe një kardiolog do ju pyesi se sa jastek përdorni kur flini gjumë për të lehtësuar frymëmarrjen.

Fryerja e këmbëve.

Kur zemra nuk operon normalisht, ajo pompon më pak gjak në veshka dhe si rezultat krijohen depozitime lëngjesh. Kjo dukuri ndodh më shumë në gjymtyrët e poshtme dhe quhet edemi , veçoria e edemisë është se nëse shtypni me gisht pjesën e enjtur do ngeli gjurmë për disa sekonda.

Papritur shtoni në peshë

Shtimi i lëngjeve në këmbët tuaja mund të vashdoj edhe më sipër në abdomentin dhe krahët tuaj. Ky shtim në peshë i papritur mund të ngatërrohet me akumulimin e dhjamit, por në të vërtet është shtim lëngjesh. Kjo mund të ndodhi krejt befas dhe mund të gjendemi në situatën ku kemi shtuar 8 kile brënda në periudhe prej 5 ditësh, kryesisht në pjesën e belit.

Kemi nevojë të urinojmë më shpesh.

Gjithë ato lëngje të grumbulluara në trupin tonë duhet të shkarkohen diku eventualisht. Prandaj e shohim veten më shpesh në tualet sidomos në mes të natës. Disa e keqkuptojn këtë shenjë me plakjen, ose sepse pimë shumë ujë përpara gjumit. Fatkeqësisht shumë njerëz nga padija ndërpresin konsumin e ujit gjatë ditës por kjo përkeqëson shtimin e lëngjeve pasi trupi fillon të prezervoj lëngjet për të parandaluar dehidratimin. Ky cikël përkeqësohet me dështimin e zemrës sepse dehidratimi shkakton lodhje dhe rritje të rrahjeve të zemrës.

Ndiheni i lodhur në çdo kohë

Gjatë dështimit kardiak, trupi i jep përpasi furnizimit me gjak organeve jetësore si për shembull trurit, duke mos i kushtuar aq rëndësi pjesëve të tjera më pak të rëndësishme siç janë muskujt dhe gjymtyrët. Kjo mund tju bëj të ndiheni të lodhur dhe të dobët, thotë Dr. Greenfield .

Përzierja ose mungesa e oreksit shfaqen papritur.

Një tjetër pjesë e trupit që zemrës i duket jo jetësore dhe të cilin e neglizhon është sistemi tretës. Stomaku duke mos patur furnizim të mjaftueshëm me gjak, ngadalëson funksionimin e tij. Efektet që mund të hasni janë të ndryshm nga përzierja, mungesa e oreksit, mostretje, dhe kapsllëk.

Shpesh keni marrje mëndsh dhe ndiheni të hutuar.

Edhe pse zemra i jep prioritet funksionimit të trurit kur has probleme . Ndonjëherë dështimi kardiak ndodhë nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Kur kjo ndodh, truri nuk arrin të furnizohet me mjaftueshëm gjak dhe simptomat janë marrje mendshë, disorientim i lehtë, hutimsi edhe probleme me memorjen dhe përqëndrimin. Në raste ekstreme mund tju bien të fikët.

Gjithashtu duart dhe këmbët janë gjithmonë të ftohta

Nëse çorapet dhe dorezat prej leshi nuk ndihmojnë në ngrohjen e duarve dhe këmbëve tuaj atëhere kjo është një tjetër simptomë e dështimit kardiak dhe problemeve në sistemin e qarkullimit të gjakut. Domosdosmërisht kjo nuk është shenjë e mjaftueshëm sipas Dr. Greenfield sepse disa njerëz në përgjithësi kanë duar dhe këmbë të ftohta. Gjithësesi kjo është një shenjë që lidhet me simptomat e tjera që u përmendën më sipër.

Si ti bëjm ballë simptomave të dështimit kardiak.

Kryesorja është kritike të vizitoheni nga një doktor. Megjithatë ekzistojnë disa taktika që mund tju ndihmojnë : Mbani kokën lart gjatë gjumit, pini sa më shumë ujë dhe mos tymosni duhan- kjo mund të arrihet thjesht duke patur vullnet dhe vendosshmëri në vetvete.

“Sa më shpejt bëni një kontroll zemre, veçanërisht kur simptomat janë ende në fazën fillestare, aq më shumë shance keni për të përmirësuar funksionimin e zemrës dhe të evitoni potencialin e një arresti kardiak” . Thotë Dr. Greenfield.

Sigurisht që ekzistojnë mënyra jetese të shëndetshme për zemrën. Por nëse diagnostikoheni me disa prej simptomave të mësipërm duhet të konsideroni marrjen e mjekimeve për të siguruar që zemra të vihet në binarët e saj.

©Penadixhitale, përshtatur nga www.prevention.com/

Mund të ju interesojnë

One Thought to “10 shenja të dështimit kardiak që nuk duhet të neglizhoni, sipas kardiologëve”

  1. Incredible points. Outstanding arguments. Keep up the good spirit.
    Maglia Calcio Roma 2020 Bambino Joesphqhk Fotballdrakter Barn FredrickR

Leave a Comment