Tom Cruise në Venecia, por nuk i lejohet të dalë nga hoteli

Aktori Tom Cruise është “ngujuar” në hotelin luksoz “Gritti Palace” të Venecias. “The Sun” shkruan se aktori hollivudian ka mbërritur në qytetin italian fundjavën e kaluar për disa xhirime për filmin “Mision Impossible 7”, por gjithçka është bllokuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Aktori është bllokuar në hotelin ku kishte rezervuar dhe do të qëndrojë aty deri më datë 1 mars. Sipas të gjitha procedurave, askush nuk duhet të dalë nga zonat e tyre për dy javë, deri në momentin që të dalë përfundimisht rezultati që vërteton nëse janë të infektuar apo jo nga ky koronavirus.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment