Vdes mjeku që dha alarmin për koronavirusin dhe që u shpall armik nga partia komuniste e Kinës

Doktori kinez që ngriti alarmin mbi shpërthimin e koroinavirusit është ndarë nga jeta. Lajmin e ka konfirmuar The Global Times, një gazetë që kontrollohet nga partia komuniste e Kinës. Li Wenliang, 34 vjeç, u deklarua i vdekur orët e para të të premtes pas një ndërhyrjeje urgjente në një spital në Wuhan. Raportimet e vdekjes së Li u pritën me zemërim nga rrjetet sociale kineze. Shumë prej përdoruesve lëvduan vendimin e tij për të ngritur zërin për sëmundjen në një shtet autoritar. The Global Times ishte ndër gazetat shtetërore që…

Lexo më tepër

Indi: Sa më shumë ti bini borisë aq më shumë do vonohet të ndizet jeshilja

Nëqoftëse në rrugët e Tiranës rënia e borisë në semafor por edhe në zona të banuara është fenomen i zakonshëm, Indianët në këtë fushë na lënë mbrapa. Duke dashur të ulin ndotjen akustike por edhe të edukojnë drejtuesit e mjeteve Mumbai vendosi të vërë në zbatim një masë ekstreme, duke qënë se është qyteti i katërt në botë me trafik të rënduar. Drejtuesit e mjeteve në Mumbai shpenzojnë 8 ditë dhe 17 orë cdo vit të ngecur në trafik. Semaforët e qytetit janë të pajisur me sensor akustik, që do…

Lexo më tepër

Korabi fundos “nëndetësen” me përmbysje rezultati në pjesën e dytë

Dinamo është mposhtur nga Korabi në fushën e vet, me rezultatin 1-2. Korabi përmbysi dinamovitët në pjesën e dytë, teksa këta të fundit tentuan të barazonin shifrat në minutat e fundit, por goli i Kolgegës u anulua nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje. Pikërisht ky rast solli jo pak polemika, ndërsa pas sfidës me një postim në faqen e “Facebook”-ut, Dinamo ka ironizuar duke shkruar: “Bravo çunat në fushë e tribunë, si dhe anësorit që i dha 3 pikët kundërshtarëve”. Dinamo ka ndryshuar “fytyrë” këtë pjesë të dytë të…

Lexo më tepër

Mbyllet java e 21-ë e superiores, ja rënditja

Ditën e sotme përfundoi java e 21-ë e kampionatit shqiptar. Pas këtij raundi, Kukësi vazhdon të ruajë kreun e renditjes duke mposhtur bindshëm me rezultatin 3-1 Laçin. Verilindorët shkojnë në kuotën e 41 pikëve. Nga ana tjetër Tirana nuk i ndahet skuadrës së Shpëtim Duros duke ruajtur hapin me nënkampionët e Shqipërisë. Bardheblutë koleksionuan fitoren e tetë radhazi këtë sezon duke mposhtur Vllazninë në “klasiken” e futbollit shqiptar me rezultatin minimal 0-1. 24-herë kampionët e Shqipërisë konfirmohen si pretendent serioz për trofeun e kampionatit shqiptar. Partizani merr fitoren e dytë…

Lexo më tepër

Nëna bashkohet sërish me vajzën e saj të vdekur nëpërmjet realitetit virtual (VR) dhe shpërthen në lot

Ky është momenti kur një nënë e mërzitur ka arritur të “ribashkohet” me vajzën e saj pasi një kompani VR ndërtoi një avatar të fëmijës shtatë vjeçar. E vogla Nayeon thuhet se ka vdekur në moshën shtatë vjeç në vitin 2016 nga një sëmundje e pashërueshme. Largimi nga jeta i së bijës e ka bërë të ëmën, Jang Ji-sung, të përjetojë ditë të errëta dhe të jetë mjaft të mërzitur. Në klip, fëmija buzëqesh dhe bërtet “ma!”. Gruaja, e cila mban kufje në vesh, shihet të zgjasë duart dhe të…

Lexo më tepër

Operacioni forca e ligjit, policia bllokon 100 automjete luksoze dhe të blinduara

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë vijojnë kontrollet, në mbarë vendin, për bllokimin e mjeteve luksoze dhe të blinduara. Në të gjithë vendin janë shoqëruar në komisariate deri më tani rreth 100 makina luksoze, prodhime të viteve të fundit, të cilat janë kontrolluar në sistem, nëse rezultojnë të vjedhura apo me mungesë dokumentacioni. Pas kontrolleve, pjesa më e madhe e mjeteve u janë rikthyer pronarëve, pasi rezultonin pa probleme, por verifikimi i ka shërbyer policisë, pasi të dhënat e mjeteve mund të jenë objekt i punës…

Lexo më tepër

Bill Gates blen superjahtin luksoz me hidrogjen të lëngshëm për 645 milionë dollarë

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka blerë superjahtin e së ardhmes, që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, me një shifër marramendëse. Gates, i cilësuar si njeriu i dytë më i pasur në botë, ka paguar plot 645 milionë dollarë për jahtin superluksoz, të quajtur “Aqua”. Mjeti superluksoz i lundrimit u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve, që u organizua vitin e kaluar në Monako. “Aqua” është 112 metra i gjatë dhe përbëhet nga pesë kuverta. Jahti ka një palestër, dhomë për joga, sallon bukurie, dhomë për…

Lexo më tepër

Erion Veliaj, ky “hajdut” dhe i “pronës” intelektuale i cili krenohet duke e shitur si të tijën

Që Erion Veliaj mund të bëjë çdo gjë për hir të imazhin, tashmë kjo është një fakt që çdo person e di. Dhe për të mos dalë nga ky “standard” personal, Veliaj ka bërë bëmën e radhës, duke vjedhur punën e një artisti të famshëm britanik, Clet Abraham, i mbiquajtur Le Clet, i cili jeton dhe punon në Firenze, Itali. Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia e Veliajt  ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore të zonës së ish-Bllokut. Por, siç duket bashkisë së…

Lexo më tepër

Monologu i Alketës / Shqiptarët nuk e shohin Italinë ashtu si Alketa

Alketa Vjesiu nuk e çakërdisi publikun italian vetëm me të folurën supersonike, e cila në një moment e detyroi prezantuesin Amadeus t’i kujtojë se duhet që të prezantojnë edhe ndonjë këngë. Ajo u mundua të evokojë në skenën e Sanremos nostalgjinë e bregut përballë, që në Shqipëri po shuhet me shpejtësi. Në monologun e gjatë dhe të recituar me shpejtësi, prezantuesja shqiptare u mundua të bëjë efekt: “Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund…

Lexo më tepër