Shtrenjtohen sërish çmimet e apartamenteve, arsyeja taksat dhe pastrimi i parave

Çmimet e apartamenteve kanë shënuar një tjetër rritje gjatë muajve të fundit, pas një periudhe stanjacioni. Sipas operatorëve të tregut, shtrenjtimi ka ndodhur në të gjitha zonat dhe është i dukshëm në pallatet e reja që sapo kanë nisur të ndërtohen. Mesatarisht, nëse do të blesh sot një hyrje, duhet të paguash 100-150 euro më shumë për metër katror, sesa pak kohë më parë, madje në disa zona rritja është dhe më e fortë nw 300-600 euro më shumë. Dy janë arsyet e kësaj tendence, sipas operatorëve, së pari rritja…

Lexo më tepër

Galaxy S20 Ultra, 108MP kamera dhe 16GB RAM

Sot Samsung-u në eventin e përvitshëm unpacked prezantoj për herë të parë serinë e re Galaxy S20 Ultra. Bëhet fjalë për nje celular me ekran gjigant prej 6.9inç me rezolucion QHD+ dhe HDR10+. Gjithashtu e veçanta e ekranit është refresh rate 120hz por vetëm për rezolucionin 1080p. Pika më e fortë e Galaxy S20 Ultra është sigurisht kamerat. Kamera kryesore ka rezolucion të çmendur prej 108MP. Kamera e dytë prej 48MP luan rolin për zmadhim deri në 4X zmadhim optik dhe deri në 100X zmadhim software-i ose siç e ka…

Lexo më tepër

Cilat janë simptomat e koronavirusit, çfarë duhet të dini

Një shpërthim epidemik ndërkombëtar i sëmundjeve të frymëmarrjes, i shkaktuar nga një koronavirus i ri, ka vrarë deri tani të paktën 18 njerëz, dhe sëmurur mbi 600 të tjerë. Virusi u lokalizua fillimisht në qytetin e Vuhan në Kinë, saktësisht në një treg që shet shpendë të gjallë, prodhime deti dhe kafshë të egra. Tashmë virusi është përhapur në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, Singapor, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara. Eksprtët në vende të tjera si Meksika dhe Arabia Saudite, po vlerësojnë rastet e mundshme. Zyrtarët në Kinë, kanë filluar…

Lexo më tepër