Avullojnë biletat për derbin e kryeqytetit

Interesimi për biletat në përballjen mes Tiranës dhe Partizanit vazhdon të mbetet i lartë. Derbi i parë vendosi edhe një rekord për një përballje në futbollin shqiptar, pasi ishin në stadium rreth 19.500 tifozë.

Megjithatë ky rekord do të thyhet, në përballjen e sotme dhe sërish mes këtyre dy skuadrave.Deri në orët e fundit janë shitur rreth 17.500 bileta. Pra teksa jemi vetëm 24 orë larg Tirana-Partizani, stadiumi do të jetë i stërmbushur.

Sërish ajo që na konfirmohet është se interesimi po vazhdon të jetë i lartë për blerjen e tyre, ndërsa pritshmëria është që në këto ritme të kalohet numri i 20.000 tifozë që do të jenë të pranishëm. Me afrimin e orarit zyrtar të ndeshjes ka një tjetër fluks interesimesh, ndërsa kjo bën që numri i të pranishmëve në “Air Albania” t’i dalë të gjithëve nga parashikimi.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment