Basketboll:Fitore dramatike në sekondat e fundit, Dallas Moore heroi i ndeshjes

Sot në ambientet sportive Dhimitraq Goga u zhvillua ndeshja e dytë pre-eliminatore e kupës së botës mes Shqipërisë dhe Qipros . Qipriotët e nisën mirë lojën duke marrë përparësinë në periodën e parë dhe të dytë duke e gjetur shqipërinë të papregatitur në mbrojtje dhe me gabime në sulm. Duke filluar nga perioda e tretë zbriti në parket një shqipëri tjetër e mirëorganizuar dhe e saktë në gjuatje. Ishte amerikano-shqiptari Dallas Moore heroi i ndeshjes i cili 40 sekonda para fundit realizoj një trepikësh duke i çuar shifrat 67-64 dhe fill pas saj fitoj dy gjuatje të lira të cilat i realizoj të dyja duke thelluar diferencën në 69-64, fitoren e vulosi më pas Endrit Hysenagolli me një assist nga Moore me 71-64.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Endrit Hysenagolli me 13 pikë të realizuara, 11 rebound-e, 2 assist, dhe 1 marrje topi. Kjo fitore ngjit shqipërinë në vendin e parë momentalisht me 3 pikë por ka mbetur dhe një ndeshje për tu luajtur ajo mes Bjellorusisë dhe Portugalisë. Tashmë sfida e rradhës e Shqipërisë është në Bjellorusi më datë 26 nëntor.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment