Bill Gates: sa mund të zgjasë ‘izolimi’ nga Koronavirusi

Gates, fondacioni i të cilit vuri në dispozicion $100 milion për të ndihmuar në cështjen e COVID-19, nëpërmjet eventit Ask Me Anything iu përgjigj pyetjeve në lidhje me situatën aktuale për distancimin social, vaksinat dhe falimentimin e ekonomisë.

Bill Gates, i cili javën e kaluar deklaroj tërheqjen e tij nga bordi i Microsoft-it për ti kushtuar më shumë kohë filantropisë, u shpreh të Mërkurën se paralizimi i shoqërisë nga koronavirusi mund të zgjase diku në 10 Javë– nëse gjërat shkojnë mirë.

Nëse një shtet punon mirë duke testuar sa më shumë njerëz dhe zbaton rregullat e karantinës atëhere për 6-10 javë rastet do vijnë duke u reduktuar do jenë në gjendje ti rikthehen jetës normale” tha ai.

Çfarë e shqetëson atë më shumë:

  • Më shqetëson i gjithë dëmi në ekonomi por më e keqja është se si kjo do reflektohet në vendet në zhvillim të cilët nuk kanë kapacitete spitalore dhe nuk e bejnë dot distancimin shoqëror ashtu si vendet e pasura

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit për të ndihmuar:

  • “GJëja kryesore është të zbatojmë rregullat e izolimit në komunitetin tuaj duke kontribuar në rënien e shkallës së infektimit dhe për tu rikthyer në jetën normale sa më shpejt… Duhet të ruajm qetësinë pavarësisht kësaj situate të paprecedent”

Mbi ootencialin e përdorimit të klorokuin-it:

  • “Ekzistojnë shumë ilaçe therapeutike të cilat po testohen në këto moment. Klorokuina është njëra prej tyre por nuk është vërtetuar efikasiteti i saj. Nëse funksionon duhet të sigurohemi që sasia e limituar tu shpërndahet pacientëve që kanë më shumë nevojë”

Kur mund të shohim një vaksinë:

  • “Vaksinat e para do shkojnë për stafin mjeksor dhe ato që janë në gjëndje ktitike. Kjo mund të ndodhi brënda 18 muajsh nëse gjithçka shkon mirë, por ne jemi të kujdesshëm mos të bëjm të tilla premtime në një kohë kur nuk jemi të sigurt. Puna vazhdon me rritme shumë të larta”

Kur ekonomia do rimëkëmbet?

  • “Impakti ekonomik i kësaj ‘paralize’ do jetë i madh por nëse menaxhohet mirë (përfshijë testimet e popullatës të cilat vazhdoj ti përsërisë) në fund do rimëkëmbemi”

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment