FSHF tërheq kandidaturën për zhvillimin e Superkupës së Europës në Air Albania Stadium

Federata Shqiptare e Futbollit ka tërhequr kandidaturën për zhvillimin e Superkupës së Europës në “Air Albania Stadium” për vitin 2022! Sipas njoftimit të FSHF, të gjitha përpjekjet tashmë do të bëhen për të sjellë në Tiranë, te impianti i ri dhe modern, finalen e Ligës së Konferencës, një format i ri i futur së fundmi nga UEFA Në njoftim shkruhet: “Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të…

Lexo më tepër

Fëmija 4-vjeçar që u shpall i humbur gjendet i mbytur në lumin Lana

Policia ka konfirmuar se fëmija i gjetur sot i mbytur në një përrua, pranë banesave sociale në Shkozë, është vogëlushi i denoncuar i humbur nga prindërit më 17 shkurt të këtij viti. Sipas uniformave blu, trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues, ngjitur me lumin e Lanës. Klodian Hashimi u raportua i humbur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA nga babai i tij.  Njoftimi i policisë: Tiranë Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale…

Lexo më tepër

Netfix fitime të mëdha nga epidemia e koronavirus

Sipas ekspertëve të tregut ekonomik “Netflix”-i është një prej kompanive që ka “përfituar” më shumë nga frika e përhapjes së Coronavirus-it. Virusi, epiqendra e të cilit është në Wuhan të Kinës, po përhapet me shpejtësi në të katër kontinentet, me mijëra të infektuar në shumë shtete dhe me mbi 2800 viktima. Epidemia paraqet “rrezik të madh” në nivel global sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Megjithatë një prej kompanive që ka pësuar rritje gjatë kësaj kohe në tregjet financiare është pikërisht “Netflix”. Eksertët e “BMO Capital Market”, thanë se platforma e…

Lexo më tepër

Avullojnë biletat për derbin e kryeqytetit

Interesimi për biletat në përballjen mes Tiranës dhe Partizanit vazhdon të mbetet i lartë. Derbi i parë vendosi edhe një rekord për një përballje në futbollin shqiptar, pasi ishin në stadium rreth 19.500 tifozë. Megjithatë ky rekord do të thyhet, në përballjen e sotme dhe sërish mes këtyre dy skuadrave.Deri në orët e fundit janë shitur rreth 17.500 bileta. Pra teksa jemi vetëm 24 orë larg Tirana-Partizani, stadiumi do të jetë i stërmbushur. Sërish ajo që na konfirmohet është se interesimi po vazhdon të jetë i lartë për blerjen e…

Lexo më tepër

Arrestohet pronari i UET, Henri Çili, mori 750 mijë euro në këmbim të lirisë së vrasësve

Arrestohet gjatë natës pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Alikon. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. TIRANË–Dosja.al zbulon ekskluzivisht se mbrëmjen e së enjtes u arrestua në Tiranë për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës, pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Bashkë me të, në prangat e Policisë kanë…

Lexo më tepër

‘Unë s’njoh Zot’/ Zbardhet ‘testamenti’ i Nexhmije Hoxhës, mohon djalin që nuk i shkoi as në varrim

Është publikuar letra e testamentit të gruas së diktatorit, Nexhmije Hoxha, e cila u nda nga jeta pasditen e djeshme në moshën 99-vjeçare në banesën e saj. Në testamentin e publikuar nga gazeta “Dita” vihet re se e veja e diktatorit Enver Hoxha në asnjë moment nuk përmend Liljanën, nusen e djalit të saj, Sokolit. Ajo përmend vetëm Ilirin dhe Pranverën, djalin dhe vajzën tjetër të saj, bashkë me pasardhësit e tyre. Nexhmija vetëm njëherë e përmend djalin e saj, Sokolit në letër, ndërsa shan nusen e tij, Liljanën, por pa…

Lexo më tepër

Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Nga Andi Bushati Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar. Njësoj si për dasmën e përballuar me kursimet e mamasë, njësoj si për fabulën e ofendimeve nga Rama, të cilën e faturoi tek administratori që duhet të lyente shkallët e pallatit, ai po sillet edhe me vendimin e fundit për teatrin. Bashkia e Tiranës doli me njoftimin për të prishur marrëveshjen me kompaninë Fusha, duke përdorur si alibi për këtë kostot…

Lexo më tepër

Italia në panik nga koronavirusi: S’kemi maska, të ndërhyjë ushtria

“Sot burri im dhe unë shkuam në supermarket dhe stafi na bllokoi sepse nuk kemi maska. Për fat të keq maskat përfunduan të premten sepse njerëzit arritën të futeshin me forcë nëpër farmaci”. Kështu deklaron Laura, 32-vjeçarja e cila banon në Fombio, një nga bashkitë në zonën e kuqe të zonës së Lodi, ku ka pasur raste të prekurish nga koronavirusi. Ajo tregon për ‘Tgcom’ se askush nuk i ka ofruar ndihmë asaj dhe burrit, ndërsa thekson se janë në pritje të maskave pasi nuk pranohen në supermarkete pa to.…

Lexo më tepër

“New York Times” dhe mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë kallëzimit penal të Metës ndaj ministres Gjonaj

Gazeta më e madhe në botë “New York Times”, si dhe më shumë se 40 media të tjera ndërkombëtare kanë pasqyruar ditën e sotme padinë, që Presidenti Ilir Meta, bëri ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të tjerë. Gazeta “New York Times”, shkruan se kreu i shtetit shqiptar ka paditur ministren e Drejtësisë dhe zyrtarët e tjerë të lartë për shkelje të Kushtetutës. “Ilir Meta i akuzon të tre për “rrëmbim, të hapur dhe në mënyrë mafioze” të kompetencave që i janë dhënë presidentit nga Kushtetuta”,- thuhet në shkrimin e…

Lexo më tepër

Pacienti që fitoi betejën me koronavirus, tregon si e përjetoj

Siao Jao, 27 vjeç, as që e kishte ditur se është infektuar me koronavirus dhe nuk e kishte idenë se ku ka ndodhur kjo, megjithatë ai dyshon se ka mundur të ndodhë derisa është kthyer me tren në shtëpi, pasi kishte shkuar për të festuar vitin e ri kinez në Dingzo. Siao që punon në Chengu në jugperëndim të Kinës, kishte ndjerë se diçka nuk është në rregull gjatë pritjes së vitit të ri, transmeton Telegrafi. “Befasisht më ka kapluar një temperaturë e madhe. Më kapi paniku. Nuk e dija…

Lexo më tepër