Liga e kombeve, njihuni me kundërshtarët dhe datat e takimeve të kuqezinjve

Ditën e sotme, pasi është hedhur shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese që garojnë në katër ligat e Kupës së Kombeve, ku Shqipëria u vendos në Grupin 4 të Ligës C sëbashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, është vendosur dhe kalendari. Federatat përkatëse u takuan ndërmjet tyre dhe përcaktuan rendin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 4 Shtator 2020 ndaj Bjellorusisë në transfertë dhe do ta përfundojë fazën e grupeve në 15 Nëntor ndaj Bjellrususë në shtëpi. Grupi 4: Ndeshja e parë, 4 Shtator…

Lexo më tepër

FSHF tërheq kandidaturën për zhvillimin e Superkupës së Europës në Air Albania Stadium

Federata Shqiptare e Futbollit ka tërhequr kandidaturën për zhvillimin e Superkupës së Europës në “Air Albania Stadium” për vitin 2022! Sipas njoftimit të FSHF, të gjitha përpjekjet tashmë do të bëhen për të sjellë në Tiranë, te impianti i ri dhe modern, finalen e Ligës së Konferencës, një format i ri i futur së fundmi nga UEFA Në njoftim shkruhet: “Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të…

Lexo më tepër

Festa është e gjitha e bardhebluve mundin demat e kuq me rezultatin e thellë 5-1

Megjithëse, kampionët në fuqi e nisën sfidën në mënyrë më të mirë të mundshme falë supergolit të Uilliam Kordeiros, bardheblutë jo vetëm që u kundërpërgjigjën, por e përmbysën takimin brenda 3 minutave falë 2 penalltive të ekzekutuara saktë nga Idriz Batha. Emocionet e jashtëzakonshme të ndeshjes dhe të ndryshimit dramatik të fatit të takimit u përjetuan në mënyrën në mënyrë të çmendur nga tifozët e Tiranës. Një pjesë e tyre e vendosur pas portës së kapitenit të Partizanit Alban Hoxha në pjesën e parë nuk janë përmbajtur pas shënimit të…

Lexo më tepër

Avullojnë biletat për derbin e kryeqytetit

Interesimi për biletat në përballjen mes Tiranës dhe Partizanit vazhdon të mbetet i lartë. Derbi i parë vendosi edhe një rekord për një përballje në futbollin shqiptar, pasi ishin në stadium rreth 19.500 tifozë. Megjithatë ky rekord do të thyhet, në përballjen e sotme dhe sërish mes këtyre dy skuadrave.Deri në orët e fundit janë shitur rreth 17.500 bileta. Pra teksa jemi vetëm 24 orë larg Tirana-Partizani, stadiumi do të jetë i stërmbushur. Sërish ajo që na konfirmohet është se interesimi po vazhdon të jetë i lartë për blerjen e…

Lexo më tepër

Derbi i Kryeqytetit: KF Tirana publikon video motivimin me moton “ky është qyteti ynë”

Nesër duke nisur nga ora 19:00, do të luhet në “Air Albania”, derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Tirana vjen në këtë takim në një formë shumë të mirë, teksa mposhti Kukësin me përmbysje dhe që pas derbi të fazës së dytë ka nisur një seri pozitive rezultatesh. Klubi bardheblu ka publikuar një promo interesante ditën e sotme (Ky është qyteti ynë), teksa ka fragmente nga triumfi i derbit të kaluar. Janë dhe disa lojtarë të Tiranës që shfaqen të motivuar dhe gati për këtë derbi të rëndësishëm. Juxhin Xhaja është…

Lexo më tepër

Basketboll:Fitore dramatike në sekondat e fundit, Dallas Moore heroi i ndeshjes

Sot në ambientet sportive Dhimitraq Goga u zhvillua ndeshja e dytë pre-eliminatore e kupës së botës mes Shqipërisë dhe Qipros . Qipriotët e nisën mirë lojën duke marrë përparësinë në periodën e parë dhe të dytë duke e gjetur shqipërinë të papregatitur në mbrojtje dhe me gabime në sulm. Duke filluar nga perioda e tretë zbriti në parket një shqipëri tjetër e mirëorganizuar dhe e saktë në gjuatje. Ishte amerikano-shqiptari Dallas Moore heroi i ndeshjes i cili 40 sekonda para fundit realizoj një trepikësh duke i çuar shifrat 67-64 dhe…

Lexo më tepër

Kombëtarja e basketbollit humbet me kokën lart në Lisbon

Kombëtarja e meshkujve në basketboll është mundur 70-62 nga Portugalia, në fazën paraeliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2023. Ndeshja e luajtur ne Lisbonë ka qenë mjaft e fortë dhe emocionuese, me kuqezinjtë që iu afruan shumë fitores, por fundi i takimit ishte ai që vulosi fitoren e kombëtares vendase. Shqipëria luajti mjaft mirë, barazoj deri 62-62, por disa gabime në aksionet e fundit bënë që vendasit të tojnë, duke i realizuiar të gjitha gjuajtjet e lira që patën në dispozicion. Një rezultat që mund dhe duhej të kishte qenë…

Lexo më tepër

Tirana përmbys rezultatin në pjesën e dytë dhe fiton kreun e renditjes

Tirana është kryesuesja e re e Kategorisë Superiore dhe do të shkojë në derbin e kryeqytetit të javës së ardhshme si e tillë. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo ka fituar me një përmbysje të çmendur 2-1 përballë verilindorëve të cilët tashmë mund të thuhet se po kalojnë përsëri një minikrizë. Në një sfidë shumë të luftuar në “Air Albania” të dy skuadrat luajtën hapur, por pa arritur që të krijonin shumë raste para portave. Bardheblutë u shfaqën më thumbues në pjesën e parë me Xhikën i cili shpëtoi disa…

Lexo më tepër

Kukësi-Tirana, Gjici bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe thumbon Tiranën

Të premten luhet java e 23-të e superligës shqiptare me sfidën Kukësi-Tirana në orën 18:00. Arena e kësaj beteje do jetë edhe një herë stadiumi Air Albania i cili është bërë shumë i kërkuar nga ekipet shqiptare këto kohë, kujtojmë se 24 orë më vonë do jetë skuadra e Partizanit e cila ka rezervuar takimin e saj në po këtë stadium kundër Bylisit. Të dyja skuadrat do zbresin në fushë e blert vetëm për të kërkuar fitore, Tiranën e ndan vetëm një pikë nga Kukësi. Presidenti Gjici ka bërë thirrje…

Lexo më tepër

“T’i shkundim edhe njëherë, kanë harruar që luajnë për legjendën”

Partizani do të përballet ditën e diel në orën 14:00 në transfertë ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.  Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi “Ultras Guerrils” konfirmon se do të jenë të pranishëm në këtë transfertë, për të mbështetur skuadrën e kuqe, teksa nuk i kanë kursyer aspak thumbimet. “Të shkundim edhe njëherë ata që e mbajnë veshur sepse kanë harruar që luajnë për Legjendën”, shkruhet veç të tjerash në postimi i ultrasve.

Lexo më tepër