Coca-Cola refuzon të braktisi plastikën

Η Coca-Cola αρνείται να εγκαταλείψει το πλαστικό

Në kuadër të World Economic Forum zhvilluar në Zvicër përfaqësuesja e Coca-Cola, Beatriz Perez, deklaroj për BBC se kompania nuk do heqi dorë ende nga përdorimi i plastikës një përdorimshe pasi konsumatorët e kërkojn akoma. Megjithëse nuk mohoj faktin se kompania duhet të jetë pjesë e “zgjidhjes“.

Perez tha se nuk janë gati akoma të braktisin plastikën si lëndë të parë pasi një gjë e tillë do largonte dhe irritonte klientët e saj dhe do ndikonte keq në shitjet .Theksoj gjithashtu se përdorimi vetëm i aluminit dhe xhamit do rriste emetimet e karbonit në atmosferë. Kështu që strategjia e kompanisë deri në vitin 2030 është të perdori deri 50% materiale të riciklueshëm dhe të bashkëpunojë me kompani jofitimprurëse në të gjithë botën për përmirësimin e grumbullimit të materialeve të riciklueshëm.

Nje ndërmarrje nuk është ndërrmarje nqs nuk i shërben klientëve të saj. Kështu çdo ndryshim në produktin e kompanisë duhet të ndryshoj në perputhje me përceptimet dhe këndvështrimet e konsumatorëve. Ato duhet të ndryshojnë bashkë me ne.

Coca cola është një nga prodhuesit më të mëdhejnë të mbetjeve plastike në botë, ajo prodhon 3 milion ton plastik në vit, thënë ndryshe prodhon 200.000 shishe në minutë. Sipas një studimi në 2019 nga  Break Free from Plastic e cila cilësoj Coca Cola-në si ndotësen më të madhe në botë, në vendin e dytë është Nestle dhe e treta Pepsi Co.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment