Cybertruck automjeti me i ri i Teslas i ndalohet qarkullimi ne Bashkimin Europian

Unikaliteti  autentik i dizajnit te automjetit me te ri te prodhuar nga kompania Tesla duket qe eshte arsya e vetme pse ky mjet nuk mund te certifikohet per te qarkulluar ne rruget e europes. Sipas organizates gjermane te certifikimit te automjeteve TUV qarkullimi i nje mjeti te tille nuk eshte i mundur pa u kryer ndryshime rrenjesore ne strukturen e tij.

Idea e Teslas bie ne kundershtim me filozofine e perbashket europiane mbi sigurine e pasagjereve. Cybertruck garanton qe pasagjeret e tij do ndihen te sigurt ne mjet – duke mos qene ne te vertet. Per kete arsye qe te dal ne qarkullim kjo “kamjoncine” elektrike duhen bere ndryshime te nevojshme strukturore. -Stefan Teller, SGS-TUV Saar GmbH

 

Sipas Teller Cybertruck duhet te plotesoj 50 nga 60 pikat e rregullores qe te qarkulloje ne europe. Pengesa kryesore eshte metali solid i pa deformueshem nga i cili eshte prodhuar.

Asgje nuk deformohet ne rast karamboli dhe pasagjeret perfshihen ne forca te medha si pasoje te goditjes dhe qeskat e ajrit jane te pamjaftueshem

Vecori e rendesishme pervec sigurise se pasagjereve eshte edhe siguria e kembesoreve. Shasia e mjetit duhet te projektohet ne menyre te tille qe te deformohet me qellim ne rast aksidenti, qe forca goditese te “zbutet” dhe demet te jene minimale.

“Parakolpi i mjetit nuk mund te deformohet ne rast aksidenti” deklaron Teller dhe per kete arsye nuk mund te qarkulloj ne rruget e Gjermanise dhe Europes.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment