Derbi i Kryeqytetit: KF Tirana publikon video motivimin me moton “ky është qyteti ynë”

Tirana-Derbi

Nesër duke nisur nga ora 19:00, do të luhet në “Air Albania”, derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Tirana vjen në këtë takim në një formë shumë të mirë, teksa mposhti Kukësin me përmbysje dhe që pas derbi të fazës së dytë ka nisur një seri pozitive rezultatesh.

Klubi bardheblu ka publikuar një promo interesante ditën e sotme (Ky është qyteti ynë), teksa ka fragmente nga triumfi i derbit të kaluar.

Janë dhe disa lojtarë të Tiranës që shfaqen të motivuar dhe gati për këtë derbi të rëndësishëm.

Juxhin Xhaja është ngarkuar me detyrën për të gjykuar supersfidën më të nxehtë të futbollit shqiptar. Ridiger Cokaj dhe Denis Rexha do të jenë ndihmës të tij, Egin Doda do të jetë i katert. Duke qenë arbitër i FIFA-s, FSHF-ja i ka besuar Xhajës misionin për të arbitruar përballjen emocionuese mes bardhebluve dhe të kuqve.

Policia e shtetit ka marrë massa të rrepta për mbarëvajtjen e kësaj sfide, duke filluar nga bllokimi i segmenteve rrugore dhe detyrimin e tifozave për posedimin e kartave të identitetit në hyrje të stadiumit.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=215475462913526

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment