Doktori padit Apple per teknologjine e matjes se rrahjeve te zemres

Teknologjia e re e Apple watch per matjen e rrahjeve se zemres nepermjet pulsit ne kycin e dores ka shpetuar mjaft jete njerezish te cilet i jane drejtuar mjekut kur jane njoftuar nga pajisja e tyre se zemra e tyre nuk funksionon sic duhet.

Punet per Apple nuk duken mire pasi tani duhet te perballen ne gjyq per shkak te padise se bere nga Dr. Joseph Wiesel nga univesiteti i New York-ut, i cili pretendon se Apple i “vodhi” atij idene e kesaj teknologjie. Wiesel ne vitin 2016 ka depozituar patenten e nje aparati qe rregjistron dhe kontrollon pulsime te crregullta te zemres ne intervale te ndryshme kohore.

Kur Wiesel kontaktoj me Apple ne vitin 2017 per nje mundesi bashkepunimi lidhur me kete teknologji te re Apple e refuzoj. Tani doktori kerkon nga gjykata qe Apple mos ta perdori me kete teknologji dhe te demshperblehet me aq sa ai mendon se Apple i detyrohet. Deri tani Apple nuk ka bere nje koment lidhur me kete ceshtje.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment