Edhe derbi nuk i shpeton komisionit te disiplines

Parizani është dënuar më 200.000 lekë gjobë, për shkak të sjelljes së tifozëve në stadium dhe i është kërkuar dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara në stadiumin e ri.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as Tirana, të cilët janë dënuar me të njëjtën gjobë si klubi i kuq, për shkak të sjelljes së keqe të tifozëve.

Zyrtari i Luftëtarit Neritan Novi, është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të sjelljes së keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, me këtë të fundit që pas largimit të Marantas, do të drejtonte ekipin në ndeshjen e radhës.

Gjithashtu kanë nisur edhe hetimin për dhunën që ndodhi në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Dinamos, ku u dhunua arbitri Sokol Bebja.

Vendime të komisionit të disiplinës në FSHF:

1- KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. 

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

2- KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

3- Zyrtari i KS Luftetari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes ne baze të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4- Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment