Elon Musk i nevojiten 10,000 raketa për të bombarduar Marsin

Njerëzimit do ti duhen mbi 10,000 raketa për të bombarduar Marsin dhe kthyer atë në një planet më të jetueshëm për njerëzit. Elon Musk sipërmarrësi teknologjik i cili ka shprehur dhe më parë dëshirën e tij për të Tokëformuar Marsin sugjeroj se stoku i madhë i armëve që nevojiten për këtë projekt nuk është një problem i madh.

Musk ka përshkruar më parë perspektivën epërdorimit të armëve për të çliruar dioksidin e karbonit të depozituar në brëndësi të terrenit të Marsit, dhe do i mundësonte njerëzve të lëviznin rreth planetit me pajisje të thjeshta. Drejtori ekzekutiv Alexander Bloshenko i agjencisë hapësinore Ruse pohoj se do të duheshin më shumë se 10,000 raketa nukleare për të sjell në jetë këtë plan. Por Musk nuk duket se e shqetëson ky fakt ai nëpërmjet llogarisë tij në twitter iu përgjigj këtij artikulli me fjalë: “No problem”

Musk në vitin 2019 ka ngritur ndërgjegjen e njërëzve mbi prespektivën e tokëformimit ku u shfaq në publik me frazën “të bombardojmë Marsin” mbi bluzen e tij.

Ideja është shpërthimi i vazhdueshëm i raketave në një lartësi të ulët mbi polet e Marsit duke krijuar një si tip dielli artificial pa e kthyer në radioaktiv. Kjo do bënte të mundur shkrirjen e rezervave të akullit dhe lëshimin e dioksidit të karbonit. Këto rezerva teorikisht janë depozituar përpara 4 miliard vitëve kur Marsi ishte më i ngrohtë dhe i lagësht, kurse tani temperaturat arrijn -62C. Me çlirimin e këtyre rezervae njerëzit do kenë mundësi të lëvizin lirisht mbi sipërfaqen e Marsit vetëm me ndihmen e një aparati frymëmarrës.

Musk nuk është personi i parë që sugjeron këtë ide. Studime në vitin 2015 publikuar në fletoren e Geophysical Research Letter sugjeron se mund të ketë mbi 150 miliard metër kub akull në planet. Dhe studime nga Robert Zubrin dhe Christopher MacKay në vitin 1993 pranojn se ekziston mjaftueshëm dioksid karboni në planet për të formuar një atmosferë me presion midis 300 dhe 600 milibar. Për ta krahasuar me atmosferën e Tokës ajo është 1,000 milibar.

Musk ka hyr edhe më parë në tregtin e armëve. Në 2001 ishte pjesë e një ekipi për të blerë raketa balistike interkontinentale nga Rusia dhe për ti dërguar në hapësirë. Kosto për një raketë ishte $21 milion, një shumë marramendëse e cila shtyu Musk të mendoj se mund të krijoj vetë raketat. Vitin e ardhshëm u themelua Agjencia hapësinore SpaceX.

Plani i Musk është një prespektiv afatgjatë, një ide futuriste e cila pritet të zgjerohet nga krijimi i një baze në Mars dhe zgjerimi i një qytetërimi ekstraterestial. Por disa kërkues vënë në pyetje sasinë e dioksidit të karbonit në planet. Bruce Jakosky dhe Christopher S. Edwards ngren dyshime se akulli në pole nuk mund të ofroj më shumë se 15 milibar presion atmosferik.

Musk u përgjigj se ekziston një sasi e konsiderueshme CO2 edhe mbi sipërfaqen e ngurt të planetit e cila do çlirohet gjatë nxehjes, sipas Musk “nëpërmjet energjisë së çliruar nga dielli artificial ose natyral (fusion), mund të tokëformosh cdo trup të ngurtë.”

Puna në ndërtimin e anijes kozmike të dizenjuar për të dërguarj njerëz në Mars vazhdon dhe lëshimi i raketës prototip do realizohet brënda këtij viti.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment