Erion Veliaj, ky “hajdut” dhe i “pronës” intelektuale i cili krenohet duke e shitur si të tijën

Që Erion Veliaj mund të bëjë çdo gjë për hir të imazhin, tashmë kjo është një fakt që çdo person e di.

Dhe për të mos dalë nga ky “standard” personal, Veliaj ka bërë bëmën e radhës, duke vjedhur punën e një artisti të famshëm britanik, Clet Abraham, i mbiquajtur Le Clet, i cili jeton dhe punon në Firenze, Itali.

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia e Veliajt  ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore të zonës së ish-Bllokut.

Por, siç duket bashkisë së Lali Erit nuk i ka ardhur ndonjë ide origjinale, dhe ka vendosur që të vjedhë punën një artisti të huaj, pa i marrë leje.

Ka qenë Exit News ata që e kanë kapur mat kryebashkiakun llërëpërveshur që del në çdo ditë në TV dhe mund të ndodhet edhe në dy vende njëkohësisht.

Për të mos e lënë me thjeshtë me vëzhgimin, redaksia e Exit News ka komunikuar me studion e artistit. Pyetjes se nëse kishin dijeni rreth kësaj nisme dhe riprodhimit të disa prej punimeve të tij, asistentja e Le Clet u përgjigj:

“[…] fatkeqësisht nuk e dinim këtë “surprizë” në Tiranë. Mendonim se ishte më e ashpër [me respektimin e të drejtave] Bashkia…”

Po ashtu, redaksia e Exit News është përpjekur që të komunikojë me kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, por ky i fundit i ka bllokuar në WhatsApp.

Më poshtë krahasimi i punimeve të artistit dhe tabelave në Tiranë./ Exit.al

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment