Fëmija 4-vjeçar që u shpall i humbur gjendet i mbytur në lumin Lana

Policia ka konfirmuar se fëmija i gjetur sot i mbytur në një përrua, pranë banesave sociale në Shkozë, është vogëlushi i denoncuar i humbur nga prindërit më 17 shkurt të këtij viti.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues, ngjitur me lumin e Lanës. Klodian Hashimi u raportua i humbur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA nga babai i tij. 

Njoftimi i policisë: Tiranë Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment