
Megjithëse, kampionët në fuqi e nisën sfidën në mënyrë më të mirë të mundshme falë supergolit të Uilliam Kordeiros, bardheblutë jo vetëm që u kundërpërgjigjën, por e përmbysën takimin brenda 3 minutave falë 2 penalltive të ekzekutuara saktë nga Idriz Batha.
Emocionet e jashtëzakonshme të ndeshjes dhe të ndryshimit dramatik të fatit të takimit u përjetuan në mënyrën në mënyrë të çmendur nga tifozët e Tiranës. Një pjesë e tyre e vendosur pas portës së kapitenit të Partizanit Alban Hoxha në pjesën e parë nuk janë përmbajtur pas shënimit të dy penalltive nga Idriz Batha. Me rezultatin 5-1 në favor të tyre dhe rivalët me 1 lojtar më pak në fushë që nga minuta e 14-të, Tirana po jeton momentin më të mirë të superioritetit ndaj partizanit