Foto te rralla, protesta e ’91

Thirrja e sindikatave të pavarura më 19 shkurt 1991, për protestë masive nëse nuk plotësoheshin kushtet e studentëve të Universitetit të Tiranës, (28 vjet më vonë – historia duket sikur përsërit vetveten) do shënonte fillimin e demonstrimeve më të mëdha antikomuniste në Shqipëri.

Një ditë më vonë kryeqyteti do të kthehej në një shesh beteje dhe në rrugë dolën tanket. Turma ishte nisur për te Blloku i udhëheqjes komuniste, por u zmbraps edhe pas thirrjeve të arkeologut Neritan Ceka. Kjo nuk i ndaloi protestuesit, të bënin atë që shumica as që e mendonte: rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha në Sheshin Skënderbej.

Shembja e simbolit të komunizmit shqiptar, u parapri nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e diktatorit dhe njëkohësisht shënoi fundin e diktaturës në Shqipëri. Niste një epoke të re, ajo e demokracisë, ndërkohë që historia e protestave, ndonëse jo me atë fuqi, përsëritet shpesh.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment