Galaxy S20 Ultra, 108MP kamera dhe 16GB RAM

Sot Samsung-u në eventin e përvitshëm unpacked prezantoj për herë të parë serinë e re Galaxy S20 Ultra. Bëhet fjalë për nje celular me ekran gjigant prej 6.9inç me rezolucion QHD+ dhe HDR10+. Gjithashtu e veçanta e ekranit është refresh rate 120hz por vetëm për rezolucionin 1080p.

Pika më e fortë e Galaxy S20 Ultra është sigurisht kamerat. Kamera kryesore ka rezolucion të çmendur prej 108MP. Kamera e dytë prej 48MP luan rolin për zmadhim deri në 4X zmadhim optik dhe deri në 100X zmadhim software-i ose siç e ka emrin SpaceZoom. Kamera numër tre prej 12MP shërben për fotot me kënd të gjërë dhe kamera numër katër prej 0.3MP shërben si sensor fokusimi. Ja vlen të thesksohet se S20 Ultra është e aftë të rregjistroj në 8K si edhe ka të inkoorporuar program editimi për të personalizuar videot tuaja.

Me opsionin Single Take celulari aktivizon të gjitha kamerat e tij dhe ju mund të zgjidhni cilën prej fotove i përshtatet më shumë shijeve tuaja pa patur nevojën të ndryshoni manualisht çdo lente. Kamera selfie është 40MP.

Në brendësi të tij gjejmë proçesorin Exynos 990 dhe 12GB ose 16GB RAM. Memoria e vjen në dy opsione 128GB ose 512GB. Sigurisht suporton teknologjinë e re të komunikimit 5G. Bateria prej 5.000mAh supporton Fast wireless charging 2.0

Të gjithë ata që duan të porosisin një Galaxy S20 Ultra duhet të bëjn gati $1.399 duke filluar nga data 21 Shkurt dhe do jetë i disponueshëm në dyqane më 6 Mars.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment