Hapet drita jeshile për startimin e kampionatit të basketbollit


Lajm i madh për basektbollin shqiptar. Pas gati një viti karantinë, ndërprerjeje të
aktiviteteve kombëtare dhe të çdo lloji tjetër, i hapet drita jeshile për të rilluar.
Kërkesës së radhës së federatës së këtij sporti në vendin tonë i është përgjigjur
pozitivish Komiteti i Ekspertëve të Pandemisë, përmes kryetares dhe zv.ministres
Mira Rakacolli. Në shkresën e siguruar prej nesh, Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale miraton kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit në
Shqipëri:
“Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.149 Prot, datë 11 janar 2021, regjistruar në Ministrinë e
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Nr.149 Prot, datë 12.01.2021, me “Kërkesë për
vëmendje dhe mbështetje të posaçme për Federatën Shqiptare të Basketbollit”, ju
bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e miraton kërkesën
tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve duhet të
respektohen masat e distancimit social, si dhe ato higjieno-sanitare për parandalimin
e përhapjes së infeksionit Covid-19

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment