Historia e jashtëzkonshme; si u bë Pele gazetar për 1000 dollarë artikulli

Gishtat e Pele u mbështetën 50 vite më parë në një “Remington Rand” (makinë shkrimi) dhe filluan të shkruanin fjalë me shkathtësi të admirueshme, edhe pse jo aq sa tregonin këmbët e tij në fushën e blertë, për ta dërguar topin në rrjetë. Gishtat e Pele u mbështetën 50 vite më parë në një “Remington Rand” (makinë shkrimi) dhe lluan të shkruanin fjalë me shkathtësi të admirueshme, edhe pse jo aq sa tregonin këmbët e tij në fushën e blertë, për ta dërguar topin në rrjetë. Nuk kishte rëndësi çfarë shkroi, por fotograa, pozimi. Kjo ishte një mënyrë për të demonstruar grakisht se Pelé, personazhi më i njohur në planet, përpara gjeneralit Charles de Gaulle, sapo ishte bërë gazetar i agjencisë spanjolle EFE. Po asim për vitin 1970. Një vit që do të mbetej në historinë e futbollit dhe të vetë Pele, sepse gjashtë muaj më vonë ai arriti të tojë të tretën Kupë Bote në Meksikë, me një Brazil të udhëhequr nga Mario Jorge Lobo Zagallo. Gishtat e Pele u mbështetën 50 vite më parë në një “Remington Rand” (makinë shkrimi) dhe filluan të shkruanin fjalë me shkathtësi të admirueshme, edhe pse jo aq sa tregonin këmbët e tij në fushën e blertë, për ta dërguar topin në rrjetë.

Në gusht 1969, kombëtarja braziliane, e stërvitur më pas nga Joao Saldanha, e cila para këtij Botërori do të hiqte dorë nga regjimi ushtarak, ishte kualikuar shkëlqyeshëm, me gjashtë tore në gjashtë ndeshjet eliminatore. Dy gola kundër dhe njëzet e tre në favor, gjashtë prej tyre të realizuar nga Pelé, përsëri në skuadër, pas zhgënjimit në “Anglia 1966”. EFE kishte hapur zyrën e saj në Rio de Janeiro, në vitin 1968, nën drejtimin e Eleuterio Romero. Një vit më pas, drejtori i agjensisë, Carlos Mendo, sugjeroi që të kërkohej njëlloj bashkëpunimi me yllin e Santosit, të cilit ia kishin fërkuar shpatullat tashmë edhe krerët e shteteve. Pra, për nga famna, Pele ishte njësoj si yjet e lmave, kishte marrë nofkën “mbreti”. Ishte i njëjti njeri, që më 19 nëntor do të shënonte në stadiumin “Maracaná” golin e tij të 1000-të. “Kur erdhi të luante në Rio, unë shkova në hotelin e tij dhe kërkova të bisedoja me Pele. Pasi e prezantova veten, i kërkova një intervistë. Ai u përgjigj me po, por për këtë duhej bërë pagesa prej 1000 dollarësh, – kujton Romero. – Unë i thashë se një lojtar i një prestigji të tillë, jo vetëm duhet të dijë si të godasë topin, por edhe si të mendojë”. Pelé premtoi se do të iste me përfaqësuesin e tij, i cili disa ditë më vonë kontaktoi EFE për të pranuar ofertën. Por, me të njëjtin kusht: 1000 dollarë për artikull, plus pagesa përkatëse të taksave. Dukej e tepërt për Romero dhe ai nuk pranoi, por Carlos Mendo e inkurajoi që të vazhdonte negociatat

“Unë shkova me gruan dhe djalin tim 5-vjeçar te Santos dhe u mbylla në zyrat e klubit. Ne inim në sallë, në mënyrë që Pele të mos na shpëtonte”, – kujton Romero. Të nesërmen në mëngjes, ylli u shfaq dhe u përpoq ta evitonte reporterin e EFE me një përshëndetje. E kishte me nxitim dhe ishte i nervozuar, sepse duhej të kalonte një provim në matematikë. Papritur, Pele ndaloi, vështroi Romero dhe e pyeti: “A merrni vesh nga matematika? A mund të më ndihmoni?” Ata u ulën në një tryezë, në të njëjtin holl, dhe gazetari i shtroi disa ushtrime matematikore në letër, që ai t’i zgjidhte. Lojtari më i mirë në botë dëgjoi me vëmendje shpjegimet. Më pas, mësuesi i atypëratyshëm hartoi disa ushtrime të tjera, që nxënësi i tij t’i zgjidhte me sukses. Pele, që ishte 29 vjeç atëherë, u largua për në provim dhe u kthye tri orë më vonë me një kënaqësi në fytyrë. Ai iu afrua Romeros, i shtrëngoi dorën dhe bërtiti: “E pranoj bashkëpunimin”! “Më vjen mirë, – i tha korrespondenti, – por tani le të asim për kontratën”. Të dy shkuan drejtpërdrejt te noteri për të nënshkruar marrëveshjen, që e bëri Pele “gazetar” të agjencisë EFE. Pele, në të vërtetë, përtoi 1000 dollarë për secilin nga pesë artikujt që shkroi, në të cilët analizoi skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës së Meksikës. Ato u botuan gjatë turneut dhe EFE i shiti, gjithashtu për 1000 dollarë, secilës nga 40 mediat e 40 vendeve të botës, që kishin interes dhe i botuan ato ekskluzivisht. “Agjensia pagoi 5000 dhe fitoi 35000 dollarë. Një sukses”, – e përmbledhiautori i këtij “operacioni” atë ndodhi unike.

Kur u nënshkrua kontrata, Eleuterio Romero i kërkoi legjendës së futbollit brazilian që të pozonte në foto dhe e uli atë para një makine shkrimi. “Unë i sugjerova që t’i kushtonte një mesazh agjencisë EFE, për ta përfunduar marrëveshjen. I thashë që, nëse dëshironte, mund ta shkruante vetë tekstin që i citova”, – thotë noteri i atëhershëm në Rio, aktualisht pensionist 94-vjeçar, që jeton në Madrid. Ai mori një letër, ku shkruhej: “Për agjencinë e madhe spanjolle të lajmeve EFE, ju falënderoj sinqerisht për mundësinë që më ofroni të takohem për herë të parë me detyrën e gazetarisë së shkruar në gjuhën e Cervantes, me bindjen se do të lexohem në të gjitha pjesët e botës…” Pele lexoi faqen me mosbesim, Pele i ngriti sytë nga letra, vështroi njeriun me kostum dhe kravatë, që i kishte shkruar ato fjalë, dhe i tha: “Nga kjo, asgjë! Unë i jap mundësinë bashkëpunimit me EFE”. Pastaj vuri gishtat në tastierë dhe thjesht shkruajti: “Për miqtë e EFE…” Pra, më shumë “ligram” se shpjegime e fjalë të tepërta. Sepse, një mbret është një mbret dhe ka të drejtë në fjalimet e tij.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment