Historia e Santa Klaus-it ose Babagjyshit të vitit të ri.

Santa Claus – Ose siç quhet ndryshe si Shën Nikolla ka një histori të gjatë në traditën e krishtlidjes. Sot nga shumë njerëz ai portretizohet si një plakush i qeshur i veshur me të kuqe që sjell gëzim dhe dhurata te fëmijet e vegjël që janë sjell mirë në festat e krishtlindjeve, por historia e tij daton që në shekullin e 3-të kur shën Nikolla ecte mbi tokë dhe u bë shejntori i fëmijëve. 

Legjenda e Santa Klaus-it lidhet ngushtë me një  murg te quajtur Shën Nikolla. Besohet se shën Nikolla ka lindur rreth vitit 208 pas krishtit në Patara , afër Myra sot Turqia moderne. Me një mirësi dhe dhembshuri të admirueshëm u bë subjekt i shumë legjendave. Thuhet se ai hoqi dorë nga e gjithë pasuria e tij e trashëguar dhe udhëtoj fshat më fshat duke ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët. Një nga historit më të famshme të shën Nikollës është se ai shpëtoj tre vajza të varfëra që babai i tyre donte ti shiste për  skllave dhe prostituta, duke i ofruar atyre mundesi për të rindërtuar jetën, të martoheshin dhe të krijonin familjen e tyre. Fama e Shën Nikolla u përhap me shpejtësi dhe ai u bë i njohur si mbrojtësi i fëmijeve. Përvjetori i vdekjes së tij është data 6 dhjetor ku dhe festohet emri i tij. Kjo date konsiderohet nga shumë si dita me fat ku shumë njerëz martohen ose bëjnë blerje të mëdha.

Pse Santa vishet me të kuqe?

Në bazë të dokumentëve historik dhe fetar nuk ka informacion mbi veshjen me të kuqe të Santa Klaus-it historianët thonë që murgjit perdornin veshje me ngjyra te ndryshme. Santa Klausi sic e njohim sot na është paraqitur për herë të parë nga një fushatë promocionale të Coca Cola ku shfaqet si nje plakush i shëndosh me faqe të skuqura dhe i veshur me të kuqe dhe pjesë të bardha, që janë ngjyrat karakteristike te pijës së famshme. Shën Nikolla përgjatë historisë na është paraqitur në forma të ndryshme, intelektual, i dobët madje edhe i frikshëm. Ishte fushata promocionale e Coca Cola’s që krijoj imazhin e tij ashtu siç e njohim të gjithë sot, plakush i shëndosh plot gëzim me flokë të bardha dhe kostum të kuq.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment