Indi: Sa më shumë ti bini borisë aq më shumë do vonohet të ndizet jeshilja

Nëqoftëse në rrugët e Tiranës rënia e borisë në semafor por edhe në zona të banuara është fenomen i zakonshëm, Indianët në këtë fushë na lënë mbrapa.

Duke dashur të ulin ndotjen akustike por edhe të edukojnë drejtuesit e mjeteve Mumbai vendosi të vërë në zbatim një masë ekstreme, duke qënë se është qyteti i katërt në botë me trafik të rënduar. Drejtuesit e mjeteve në Mumbai shpenzojnë 8 ditë dhe 17 orë cdo vit të ngecur në trafik.

Semaforët e qytetit janë të pajisur me sensor akustik, që do të thotë se nëse ndotja ekustike tejkalon 85 decibel, semaforët do vazhdojn të qëndrojn të kuq.

Policia e Mumbai-t në fushatën e saj sensibilizuese me hashtag #HonkResponsibly (bjerini borise me përgjegjësi), puplikoj videon e mësipërme ku me doza humori deklaron “sa më shumë ti bini borisë aq më shumë do prisni”, si edhe në përfundim të videos thuhet “bjerini borisë lirshëm nëse nuk e keni problem të prisni”

Duhet theksuar se ky sistem për momentin nuk do funksionoj 24 orë në ditë por rreth 15minuta në ditë në pika ku policia gjykon si të rëndësishme, siç janë kryqëzimet kryesore në oraret e pikut të trafikut.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment