Ja kush i shkakton dritat misterioze në qiell natën

Kanë kaluar jo pa obzervim objekte të ndritura që lëvizin në vijë të drejt me njëra tjetrën në qiell natën, fenomen ky i cili ka habitur dhe shqetësuar shumë njerëz në mbarë botën përfshijë edhe në Shqipëri. Por mos t’ju shkoj mëndja në një situatë të pushtimit alien, janë satelitët Starlink të lëshuar nga SpaceX për të transmetuar internet satelitor, ndriçimi i tyre vjen nga reflektimi i rrezeve të diellit në panelet diellore.

Në këto momente ekzistojnë 422 satelita Starlink në orbitën rreth Tokës. Shqetësimet dhe vërejtjet e austronautëve vazhdojn, duke e detyruar Elon Musk të deklaroj se SpaceX po punon për të ulur reflektimin e satelitëve të saj.

Satelitët Starlink tashmë do u vihen një tip “perde dielli” prodhuar prej polimeri të zi e cila nuk bllokon valet e transmetimit.

Komuniteti astronomik vazhdon të ketë shqetësimet e tij, pasi SpacX ka marrë miratim për të lëshuar 12.000 satelit, dhe ka kërkuar të lëshoj edhe 30.000 të tjerë. Për të kuptuar vëllimin e satelitëve në orbit nga fillimi i epokës hapësinore deri sot janë lëshuar 9.400 objekte në hapësirë.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment