Kjo pajisje mund të gjeneroj elektricitet nëpërmjet ajrit fal një mikrobi të veçant

Një ekip shkencëtarësh kanë gjetur mënyrën se si të gjenerojnë elektricitet nga lagështira e ajrit duke përdorur një mikrob të veçant.

Ky gjenerator i quajtur me emrin ”air-gen” nga shpikësit e tij, punon kur uji që ndodhet në ajër ndërvepron me filamente mikroskopike të përçueshme të përbëra nga një mikrob i cili krijon ngarkes elektrike. Kjo teknologji është akoma në hapat e saj të para por ka një potencial shumë të madh për tu bërë një burim i qëndrueshëm energjie për pajisjet elektrike. Shpikësit nga Universiteti i Massachusetts, publikuan zbulimin e tyre të hënën në revistën Nature.

‘Jemi duke krijuar energji të paster nga ajëri, gjeneratori air-gen prodhon energji 24/7. Është aplikimi më mahnitës që është përdorur ndonjëherë me fije mikroskopike prej proteinash’‘ tha inxhinieri elektrik Jun Yao.

Nanofijet janë fije jashtëzakonisht të vogla , të përbera nga vargje proteinash me diametër afërsisht 1 në të 1 miliardën e metrit të cilat mundësojnë përçjelljen e elektricitetit. Këto fijet prodhohen nga një mikrob me emrin Geobacter. Sipas eksperimentit, kur vendoset një shtres me nanofije në një elektrod ari me sipërfaqe 25mm katror dhe sipër saj vendoset një tjetër elektrod ari, ajo që ndodh është se nanofijet grumbullojn lagëshirën që ndodhet në ajër dhe në të njejtën kohë lëshojnë ngarkes elektrike nga molekulat e ujit, në këtë mënyrë arrijmë të prodhojmë energji të pandërprer.

Nga studimi pajisja prodhon një energji konstante prej 0.5volt gjatë një periudhe kohore prej 20 orësh përpara se të ”vet-karikohet”. Shkencëtarët vunë në përdorim këto pajisje të vogla për të ndezur llampa të vogla LED. Por ekyistonte një problem, nuk mund të stimulonin bakterin Geobacter të prodhonte mjaftueshëm nanofije për ta shtyrë më tej potencialin e kësaj teknologjie.

Ekipi i shkencëtarëve kuptoj gjithsesi që mund të përdornin një tjetët mikrob E. coli për të prodhuar nanofije në një shkallë industriale.

E. coli është një bakterie në prodhimin e kimikateve të përdorur në acide të ndryshme madje edhe në alkool. Prodhimi i limituar i nanofijeve më parë kufizonte procesin e avancimit të Air-gen, por tani kjo nuk është më problem.

Aftësia për të gjeneruar energji nga ajri duke përdorur nanofije proteinash është një ndihmë e madhe për botën e cila kërkon të shkëputet përfundimisht nga varësia e saj nga lëndët djegëse përpara se të jetë shumë vonë

Tano shkencëtarët po punojnë për të përshkallzuar implementimin e kësaj teknologjie për të prodhuar më shumë energji. Dy aplikime të realizueshme shumë shpejt të kesaj teknologjie janë vendosja e një pjese nanofijesh për të ushqyer aparatura të vogla siç janë orat inteligjente dhe telefonat celularë duke bërë të mundur eleminimin e karikimit.

Sfida më e madhe janë projekte të përmasave të mëdha. Siç janë inkorporimi i kësaj teknologjie brënda mureve të shtëpisë që do mundësonte furnizimin me energji e të gjitha pajisjeve shtëpiake. “Në momentin kur do zhvillojmë një sistem për prodhimin masiv të nanofijeve, do kemi arritur të ofrojm një kontribut gjigand në prodhimin e energjisë së pandërprer”. Deklaron Yao.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment