Kombëtarja e basketbollit humbet me kokën lart në Lisbon

Kombëtarja e meshkujve në basketboll është mundur 70-62 nga Portugalia, në fazën paraeliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2023. Ndeshja e luajtur ne Lisbonë ka qenë mjaft e fortë dhe emocionuese, me kuqezinjtë që iu afruan shumë fitores, por fundi i takimit ishte ai që vulosi fitoren e kombëtares vendase.

Shqipëria luajti mjaft mirë, barazoj deri 62-62, por disa gabime në aksionet e fundit bënë që vendasit të tojnë, duke i realizuiar të gjitha gjuajtjet e lira që patën në dispozicion. Një rezultat që mund dhe duhej të kishte qenë ndryshe, në favor të vendit tonë, që në këtë sdë luajti me mungesa (nuk ishin Moore dhe Ndoja). Ditën e diel, në mjediset e “Dhimitraq Goga” luhet ndeshja e dytë e Grupit A, ajo mes Shqipërisë dhe Qipros ku pritet rezultat pozitiv (kjo e fundit u mund 97-41 nga Bjellorusia).

Portugali – Shqipëri, 70-62 (9-18, 22-13, 13-16, 26-15)

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment