Kompanitë e celularëve rrisin çmimet sepse ashtu e kërkon konsumatori

Duke parë vjedhjet që u behen shqiptarëve cdo ditë nga qeveria pa ndeshur kundërshtime dhe revolta, kompanitë celulare nuk kanë nguruar të gjitha njëherësh të imitojnë “profesionistët” e kësaj fushe dhe të grabisin me 200 Lek xhepat e shqiptarëve nëpërmjet ofertave të reja. Nga përmbajtja ofertat nuk kanë asgjë të re përveç cmimit te rritur, madje disa kanë dhe reduktim sasie interneti.

Shumë qytetarë shfaqën irritimin në rrjetet sociale madje edhe në faqet zyrtare të ketyre kompanive duke u kërkuar llogari për këtë vendim dhe në pergjithësi përgjigja e tyre ishte se: “kjo është bërë për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe për t’iu ofruar atë cfarë ju duhet më tepër” një përgjigje arrogante dhe komike që të bën të mendosh sikur ne e paskemi kërkuar vet rritjen e çmimit dhe reduktim e sasisë së komunikimit. Edhe te kjo pjesë ngjasojnë me oratorinë e “profesionistëve” të mësipërm, kujtoni rastin e sheshit Skëndërbej ku na u shit sikur projekti është bazuar nga dëgjesat publike me qytetarët dhe është produkt i vet qytetarëve, dokrra! Kjo është një sëmundje që nis nga lartë, një shtet i sëmurë infekton të gjithë qelizat e shoqërisë.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment