Kronologjia: Si George Floyd humbi jetën në Mineapolis (Video)

Më 25 Maj në Mineapolis shtetasi afrikanoamerikan George Floyd u pa i arrestuar në pranga nga një polic i cili mbante gjurin e tij mbi qafën e Floyd për mbi 8 minuta. Floyd 46 vjeç dyshohej se ka qarkulluar një kartëmonedhë 20$ fallco. Ai u gjend pa ndjenja kur mbërriti ambulanca, dhe u shpall i vdekur disa orë më vonë.

Zemërimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm në Mineapolis, ku protestuesit i vunë zjarrin ndërtesave në disa qytete të këtij shteti. Oficeri i policisë u shkarkua dhe mbi të rëndojnë akuza për vrasje të shkallës së tretë. Avokati i tij nuk bëri komente mbi ngjarjen. Bashkë me policin e arrestuar u shkarkuan edhe 3 oficer të tjerë policie.

Duke përdorur pamje filmike nga kamerat e sigurisë, kamerat e kalimtarëve dhe rregjistrimet e radiove të policisë, Washington Post ka krijuar një kronologji ngjarjesh që cuan në vdekjen e Floyd atë ditë. Pamjet tregojnë se si ballafaqimi i i tij me policine filloj në anën e një kryqëzimi ku Floyd u nxorr nga makina e tij dhe iu vunë prangat. Më pas atë e ngritën në këmbë dhe e shoqëruan matan rrugës. Këto kan qënë minutat e fundit të Floyd.

Nga Washington Post

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment