Kukësi-Tirana, Gjici bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe thumbon Tiranën

Të premten luhet java e 23-të e superligës shqiptare me sfidën Kukësi-Tirana në orën 18:00. Arena e kësaj beteje do jetë edhe një herë stadiumi Air Albania i cili është bërë shumë i kërkuar nga ekipet shqiptare këto kohë, kujtojmë se 24 orë më vonë do jetë skuadra e Partizanit e cila ka rezervuar takimin e saj në po këtë stadium kundër Bylisit. Të dyja skuadrat do zbresin në fushë e blert vetëm për të kërkuar fitore, Tiranën e ndan vetëm një pikë nga Kukësi.

Presidenti Gjici ka bërë thirrje të gjithë tifozave kuksian të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre në hapat e saj drejt titullit kampion. Në një intervist Gjici deklaroj se “Tiranën më përpara nuk e kemi llogaritur si një ekip pretendent dhe me rrezikshmëri të lart, por bazuar në rrezultatet e fundit dhe ngjitjen sa më lartë kreut të klasifikimit Tirana duket një sfidë e vështirë për ekipin tonë”.

Gjithësesi mbetet për tu parë nëse tifozeria e veriut do i përgjigjet thirrjeve të Gjicit duke parë çmimet shumë të kripura të biletave që fillojnë nga 500 Lek mbrapa porte dhe deri në 3.000Lek në tribunën VIP. Stadiumi i ri shifet si një tempull shumë i lakmuar për ekipet shqiptare por u kushton shumë tifozerive të cilët reduktohen sa më shumë në numër.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment