Kupa e shqipërisë: Ndeshje e kthimit të turit të dytë, oraret

Të mërkurën në orën 13:30, do të luhen të gjitha sfidat e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

kupa17-1

Disa prej skuadrave kanë marrë një avantazh në sfidën e parë, për të kaluar në fazën tjetër, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi kanë mbetur edhe 90 minuta të tjera.

Një nga takimet  më interesante, është ajo mes Partizanit dhe Besëlidhjes, pasi kampionët duhet të bëjnë përmbysjen e madhe, por vetëm e thjeshtë nuk do të jetë. Ndërkaq edhe Laçi kërkon të bëjë të njëtën gjë ndaj Bylisit, pasi ka humbur ndeshjen e parë 2-0 në Ballsh.

Ndërsa Skënderbeu, Tirana, Kukësi dhe Teuta kanë marrë rezultate, që i lënë disi të qeta në ndeshjen e kthimit.

Ndeshjet e kthimit:

GRUPI A

TË MËRKURËN

Partizani-Besëlidhja (0-3) (C1) (në “Elbasan Arena”)

Teuta-Erzeni (3-1 (C2)

Flamurtari-Vllaznia (2-2) (C3)

Tirana-Kastrioti (3-1 (C4) (në “Selman Stërmasi”)

 * të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30

GRUPI B

 TË MËRKURËN

Skënderbeu-Besa (2-0) (T2)

Kukësi-Lushnja (1-0) (T1) (në Pezë-Helmes)

Luftëtari-Apolonia (0-3) (T4)

Laçi-Bylisi (0-2) (T3)

 * të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30

TURI ÇEREKFINAL

GRUPI A: C4-C1, C3-C2

GRUPI B: T4-T1 T3-T2

* ndeshjet e para luhen më 18 mars;

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment