Makinat elektrike më të dëmshme se ato të naftës sipas Mazda-s.

Makina elektrike Mazda MX-30 përmban nje bateri prej 35.5kWh, relativisht më e vogël nga ato që kanë konkurentët në treg. Drejtori i kompanisë në fushën e kërkim zhvillimit Christian Schultze të selisë europiane thotë se kjo është bërë në respekt të përgjegjësisë ndaj komunitetit, në një përpjekje që ky mjet të mbroj ambientin. Ai mbron tezën vendosja e kësaj bateria do ketë ndikim shumë të ulët në ndotjen e ambientit, që vjen nga prodhimi i vetë baterisë dhe konsumi i energjisë për karikimin e saj, e cila llogaritet të jetë më e vogël se e një makine Mazda 3 hatchback me motorr nafte edhe mbas 160.000 kilometrave kur duhet të ndërrohet bateria.

Në vazhdim të arsyetimit dhe llogaritjeve të Mazdas, ekziton një kufi në madhësinë e baterive që mund të prodhohen i cili në qoftë se kalohet atëhere i bën makinat elektrike më të dëmshme se vet makinat e naftës. Më konkretisht një bateri 95kWh do ketë emetime më të larta dioksid karboni nga dita e parë e prodhimit të saj dhe gjatë konsumimt të energjisë elektrike të domosdoshme. Dhe kur bateria të arrij fundin e jetëgjatësisë, zëvendësimi i saj do rrisi më tej emetimet në ambient

Deklaratat e Mazdas sjellin makinat elektrike në nivele të njejtat ose më të përkeqësuara se ato të naftës për impaktin që kanë në ndotjen e ambientit, duke marr parasysh mënyrën e prodhimit të tyre dhe karikimin që duan.

Skeptikët e ketyre deklaratave të Mazdas pohojnë se këto shifra bazohen nga viti 2016 dhe vetëm për europën për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, ndërkohë nuk merr në konsiderat rastet kur energjia elekrike në vende të tjera prodhohet nga burime alternative ose nëse Mazda do i prodhonte bateritë e saj në kushte më ekologjike pa emetimin e dioksidit të karbonit.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment