Mënyra më e mirë për të skuqur një vezë

“Veza është nje nga perlat e kuzhinës dhe e natyrës” shkruan shkencëtari ushqimor Harold McGee në librin e tij prej 800 faqesh On Food and Cooking , ku mbi 50 faqe i dedikohen vezës modeste, e cila përmendet në libër mbi 1,000 herë.

Në çdo familje ekzistojnë mënyra të ndryshme të skuqjes së një veze ku çdo pjesëtar ka mënyrën e vet. Mamaja përshembull përdor tiganin e çelikut dhe pak vaj, motra përdor tiganin jongjitës dhe pak vaj ulliri, babai përdor tiganin prej hekuri dhe gjalp, kurse ka dhe nga ato gjyshe që perdorin mikrovalën për të skuqur vezën.

Askush nuk dakortsohet se cila është mënyra më e mirë e skuqjes së një vezë, disa preferojnë gjalpin, disa vajin e ullirit dhe disa yndyren e pancetës. Disa e duan të bardhën të butë dhe të njom kurse disa me ngyrë karamel dhe krokante.

Më poshtë do tregojmë rezultatet e skuqjes së 42 vezëve në 9 lloje të ndyshme vajrash dhe 5 lloje tiganësh dhe të shpresojmë të arrijmë në përfundimin se cila është mënyra më e mirë e skuqjes së një veze?

Në fazën e parë të provës do përdorim nje tigan jongjitës ku do skuqim nga një vezë duke përdorur 9 vajra të ndryshëm në temperaturë të mesme-të lartë.

Në fazën e dytë të provës do skuqim vezët në 5 tigan të ndryshëm duke perdorur vaj ulliri në temperaturë të mesme-të lartë.

Ekzistojnë shumë vajra gatimi që mund të përdoren për të skuqur një vezë ne kemi përzgjedhur nëntë prej tyre:

  1. Vaj kanola
  2. Gjalp
  3. Gjalp kaf
  4. Gjalp dhe ujë
  5. Krem pana
  6. Vaj ulliri
  7. Gjalp dhe vaj ulliri
  8. Yndyrë pancete
  9. Vaj arre kokosi

Ja rezultatet:

Vaj Kanola: Veza në këtë vaj u bë lëmsh ndërsa skuqej, i dha vezës një skuqje të tepërt, në aspektin e shijes na zhgënjeu, kurse për ato që duan një shije krokante nuk do zhgënjehen.

Gjalpi: vezët të gatuar në gjalp përftuan një skuqje uniforme , rrësqisnin lehtësisht mbi sipërfaqen e tiganit dhe morën një ngjyrosje të lehtë në skajet, përsa i përket shijes ishte perfekte.

Gjalpi kaf: vezët skuqen njësoj si gjalpi i zakonshëm me përjashtim ngjyrosjes së theksuar.

Gjalp+ujë: kjo metodë e treguar për herë të parë nga Martha Stewart është një metod ndërmjet skuqjes dhe zierjes, dhe rezultati është vezë e butë jokrokante që ngjason me omelet.

Krem pana: kremi pana dhe veza behen një masë gjatë skuqjes dhe rezultati është një mrekulli që nuk e keni shijuar kurrë më parë, kremi karamelizohet dhe bashkohet me të bardhën e vezës.

Vaj ulliri: vaji i ullirit përdoret më shumë në skuqjen e vezëve, ai lë nje skuqje krokante në skajet e vezës si edhe një ngjyrosje të njëtrajtshme të bukur në pjesën e poshtme

Gjalp dhe vaj ulliri: Këto vezë të shijojnë më mirë seç dukeshin nga jashtë. Në qoft se kërkoni një shije ekstra dhe nuk ju pëlqejn krokantet kjo metodë është për ju.

Yndyrë pancete: pa marrë parasysh çështjet e shëndetit dhe impaktin te planeti, yndyra e pancetës prodhon skuqjen më të mirë të vezëve në çdo drejtim

Vaj arre kokosi: ky vaj prodhoj një skuqje unike, e bardha e vezës rezultoi krokante dhe njëkohasisht e butë, nuk pati probleme me ngjitjen në tigan

Në fazën e dytë skuqëm vezët me vaj ulliri në 5 tigan të ndryshëm:

  1. Tigan çeliku
  2. Tigan jongjitës
  3. Tigan hekuri
  4. Tigan karboni
  5. Tigan jongjitës me kapap

Tigan çeliku: skuqja e vezës në tigan çeliku ishte një mankth pasi vezët ngjisnin në sipërfaqen e tiganit dhe ishte e pamundur nxjerrja prej tij në mënyrë uniforme.

Tigan jongjitës: kur vjen puna në skuqjen e vezëve ky tigan është prodhuar veçanërisht për këtë punë.

Tigan hekuri: njerëzit e moshuar e kanë tl vështirë të heqin dorë nga ky tigan. vezët rezultuan të skuqura mirë, krokante megjithëse ishte e domosdoshme përdorimi i spatulës për të evituar ngjitjen.

Tigan karboni: skuqja nuk rezultoj aq krokante si me dy tiganët e mëparshëm por ishte i thjesht në përdorim.

Tigan jongjitës me kapak: rezultati vezë të buta jo krokante, të yndyrshme.

Pra, cila është mënyra më e mirë?

Përsa i përket tiganit opsioni më i mirë është tigani jongjitës. Kurse për vezët e skuqura më të shijshme përdorni yndyrën e pancetës. Për një skuqje sa më uniforme duke mos kompromentuar shijen përdorni vajin e ullirit. Në qoft se jeni guximtar dhe doni të bëni një hap më larg përdorni kremin pana.

/Përkthyer dhe përshtatur nga food52.com

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment