Miliarderi Japonez kërkon partnere për të shkuar në Hënë

Miliarderi Japonez Yusaku Maezawa ka prenotuar këtu dhe shumë kohë biletën e parë për një udhëtim në Hënë nëpërmjet SpaceX në vitin 2023. Por duket se vetmia e udhëtimit drejt hapësirës ka filluar ta shqetësoj miliarderin duke e vënë kështu në kërkim të një partnereje që do ta shoqëroj gjatë udhëtimit.Por siç përcakton dhe në websitin e tij, nuk bëhet fjalë për një mikesh të thjesht por për një femër që do bëhet guaja e tij.

Maezawa ka patur gjithmonë ëndërr të shkonte në hapësirë. Ai do të ndajë këtë eksperiencë me nje person të veçantë.

Proçedura e përzgjedhjes së femrës do bëhet përmes një programi televiziv në formën e një Reality Show me emrin “Full Moon Lovers”. Edicionet u prenotuan brënda 5 ditësh dhe pjesmarrëset tejkaluan 27.000. Kushtet që pjesmarrëset duhet të plotësojn janë, të jenë beqare të pamartuara më parë, të jenë mbi 20 vjeç, të kenë personalitet pozitiv, të duan të shijojnë jetën në maksimum, të interesohen të shkojn në hapësirë, të munden të marrin pjesë në procedurën parapregatitore të nevojshme dhe të duan paqen nëpër botë.

Nuk kanë qënë të pakta kundershtimet për këtë konkurs nga shoqata të shumta femërore, të cilat e shikojnë si një fyerje dhe poshtërim të figurës së femrës, duke e cilësuar si një shëmbull të keq për vajzat e reja se rruga e vetme për të ngjitur shkallët e karierës është lidhja romantike dhe jo puna e vështirë dhe me përkushtim. Ghjithashtu prezantuesja e emisionit televiziv “XplorationOuterSpace” Emily Calandrelli në një postim në Twitter deklaroj se nuk do donte ti thoshte vajzës së saj kur ta pyeste se kush ishte femra e parë që shkoj në Hënë : “.. Epo ajo fitoj një konkurs dashurie”

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment