Operacioni forca e ligjit, policia bllokon 100 automjete luksoze dhe të blinduara

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë vijojnë kontrollet, në mbarë vendin, për bllokimin e mjeteve luksoze dhe të blinduara.

Në të gjithë vendin janë shoqëruar në komisariate deri më tani rreth 100 makina luksoze, prodhime të viteve të fundit, të cilat janë kontrolluar në sistem, nëse rezultojnë të vjedhura apo me mungesë dokumentacioni.

Pas kontrolleve, pjesa më e madhe e mjeteve u janë rikthyer pronarëve, pasi rezultonin pa probleme, por verifikimi i ka shërbyer policisë, pasi të dhënat e mjeteve mund të jenë objekt i punës së operacionit “Forca e Ligjit”, për të parë burimin e krijimit të kësaj pasurie.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment