Oscars 2020: Eminem përformon live këngën e tij që i dhuroj statujën Oscar para 18 vitesh

Atë që askush nuk do mund ta parashikonte në mbrëmjen e çmimeve Oscars, ishte të shikonte Eminem-in të performonte live në skenën e Dolby Theater në Los Angelos këngen e tij legjendare Lose Yourself

E gjithë salla u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, të gjithë dukeshin qartë të surprizuar nga kjo “vizitë”.

Kënga Lose Yourself qarkulloj për herë të pare më 22 Tetor 2002 dhe ishte kolona zanore e filmit 8 Mile. Lose Yourself u bë kënga e parë Rap që fitoj çmimin Oscar për këngën më të mirë të përdorur në film në vitin 2003. Paradoksalisht Eminem nuk ishte prezent atë natë për ta pranuar vetë çmimin, por më në fund ai u shfaq për të respektuar trofeun e tij pas 18 vitesh.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment