Pamje tragjike mijëra kafshë digjen të gjalla në Australi

Zjarret masive që kanë përfshirë Australinë që prej muajit shtator kanë shkaktuar pasoja apokaliptike. Dy ditë më parë u raportua se gjatë këtyre muajve janë djegur të gjalla rreth 500 milionë kafshë, mes tyre edhe 8 mijë koala, sipas vlerësimeve të ekologëve të Universitetit të Sidneit. Zjarret gjithashtu kanë marrë 17 jetë njerëzish dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur, kanë djegur rreth 5 milionë hektarë tokë dhe shkrumbuar rreth 1400 shtëpi. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar pamje që të therin në shpirt, të cilat tregojnë shkallën e vërtetë të shkatërrimeve që kanë shkaktuar zjarret masive në Australi. Në qytetin Batlow në pjesën jugore të Uellsit të Ri, gjenden kufomat e djegura të mijëra kafshëve, përfshirë dele, kangurë dhe koala. Ajri është akoma i rëndë dhe tymi vijon të jetë prezent në zonë, ndërsa njerëzit kanë filluar të kthehen për të parë dëmin e shkaktuar. Siç shihet dhe në fotot trishta të postuara në media, kufomat e bagëtive janë grumbulluar në skajet e fushave, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin zjarreve, por pa mundur dot. Pamjet janë publikuar nga kameramani i ABC, Matt Roberts, i cili i pikëlluar shprehet se nuk ka parë kurrë diçka kaq të tmerrshme në jetën e tij.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment