Partizani rikonfirmon komandantin e tij të dikurshëm

Pas marrëveshjes në distancë, tani vjen edhe zyrtarizimi e prezantimi. Adolfo Sormani është trajneri i ri i Partizanit. 54-vjeçari i lindur në Napoli rikthehet në krye të “demave të kuq”, post të cilin e ka mbajtur edhe në vitin 2016. Përmes njoftimit përkatës në faqen e internetit, klubi kampion në fuqi i Shqipërisë bën me dije detajet e kësaj “martese” dimri.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventusit e Napolit në Itali dhe së fundi në krye të ekipit danez, Velje, me të cilin arriti rezultate shumë pozitive. Nën drejtimin e Sormanit, i cili kthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016-2017 ekipi ynë arriti rezultate historike në kompeticionet europiane, duke u kualikuar deri në fazën “play off” të “Europa League”.https://telesport.al/partizani-prezanton-trajnerin-sormani-ja-detajet-e-kontrates-fotot 3/7 Trajneri Sormani ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë, është prezantuar sot nga presidenti Demi, dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë”.

Kujtojmë se Sormani e ka drejtuar Partizanin edhe në vitin 2016, derisa u shkarkua nga Demi, i cili më pas shprehu pendesë që e largoi italianin. Me këtë rikthim, kreu i klubit të kuq largon çdolloj meraku që kishte brenda vetes. Partizani është në vendin e katërt të Superiores për momentin, me 28 pikë, pas 17 javësh kampionat. Misioni i Sormanit është rikthimi në krye, sepse mbrojtja e titullit konsiderohet diçka parësore. Kuptohet, nuk do të jetë e lehtë, sepse rivaliteti në këtë sezon duket më i madh; me Kukësin, Tiranën, Teutën e deri diku Bylis e Laçi në garën për trofeun madhor.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment