Rama ironi the tallje me gazetarët si përherë

Suppozohej të ishte një debat ku kryeministri do jepte llogari mbi qeverisjen e tij përapara gazetarëve por emisioni degjeneroj në fyerje personale, intimidime, ironi, arrogancë dhe gjeste fëmijnore ku vetëm një karagjozi do i shkonin përshtat.

Të ftuar në studio ishin Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj. Kryeministri duket se e ka pasur të qëllimshme harxhimin e kohës me gazetarët në studio dhe jo me thelbin e temave që diskutoheshin ku vazhdimisht i drejtohej moderatorit të emisionit që ta linin të fliste se qëllimi i tij ishte të komunikonte me shqiptarët a thua se nuk mund te dilte në televizorin e tij privat dhe të mbante monologjet e tij të gjata dhe boshe.

Fillimisht Rama u kap me Rakipllarin, që drejton gazetën Panorama duke dhënë leksione gazetarie për çështjen e makinës “së blinduar” të të vëllait. Më pas injoroi gazetarin Iljazaj për të cilin tha se nuk e njihte fare dhe u përplas ashpër me gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala. Kur kishte kaluar 1 orë nga emisioni dhe Rama nuk po jepte asnjë përgjigje, moderatori Blendi Fevziu u detyrua të fuste reklamat.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment