Rama shtyn premtimin e tij per te prekurit nga termeti me nje vit per ne 2021.

Nderkohe qe banore te Thumanes dhe Durresit qe kane ngelur pa shtepi duhet te lirojne dhomat e hoteleve ku jane akomoduar do ta kene akoma me te veshtire te gjejne nje shtepi me qera ne vleren e demshpreblimit qe u eshte akorduar nga qeveria, ata duhet te presin dhe nje vit tjeter sipas kryeministrit i cili ka premtuar se brenda 2020 do strehohen te gjithe banoret, shkak eshte prioriteti qe ka qeveria per te rindertuar banesat ne zonat rurale banoret e te cilave nuk kan pranuar te levizin ne zonat urbane por kane kerkuar te jetojne ne cader. Akoma nuk dihet totali i demit real te shkaktuar dhe nuk dihet kur do fillojne ndertimi i banesave te para nderkohe shoqatat bamirese kane filluar me ndertimin e disa shtepive dhe akomodimin e disa banoreve sipas nevojes dhe prioritetit qe kane

Rama ne mbledhjen e komitetit te rindertimit eshte shprehur:

“Objektivi është që brenda 2020, të gjitha ata që jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në zonat urbane, dhe thjesht kanë kërkuar një çadër duhet të futen në shtëpinë e tyre të re. Asnjë nuk do ta lëmë të kalojë vitin e ri 2021 në çadër, ky është objektivi i parë. Besoj  se ne do të jemi gati, që me fillimin e pranverës, maksimalisht marsin, të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat nga çadrat në shtëpitë e reja.  Spitalet, shkollat duhet të riparohen brenda disa muajsh. Lagjet e reja, ambicia është se brenda 5-6 mujorit të parë t’i kemi në kantier, kjo kërkon shumë kohë, sepse kërkohet ndërhyrja masive.  Pika tjetër lidhet me donacionet, sepse u përmend donacionet e vogla.

Në këtë rast meritojnë vlerësimin më të madh, sepse kanë ndarë diçka nga buxheti i tyre familjar për rindërtimin. Duhet filluar meremetimi për pallatet e banimit, por më një ekzigjencë për të rregulluar eurokodet, ky është meremetim që bëhet me shpenzimet e vetë kompanive. Për famijet e varfëra, apo shtresën e mesme, që ka humbur shtëpinë nga tërmeti ne u garantojmë kushte më të mira nga ato që kishin. Tërmeti ka goditur familjet e varfra dhe familjet me të ardhura modeste.  Spitalit i Laçit, një godinë tani e amortizuar do të jetë më cilësore, më e sigurt, më dinjtoze, sepse do të ndërtohet nga e para dhe do të garantohen kushte shumë më të miria se ato që ishin më parë”, tha kryeministri Edi Rama.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment