Rexhep Qosja: “Media me axhendë kundër Tiranës”.Gazeta “Express”: “Shërbëtor i të gjitha regjimeve”

Akademiku kosovar Rexhep Qosja ka hapur publikisht një pandehmë që qarkullon nën zë: Atë se qarqe të ndryshme në Prishtinë kanë një axhendë kundër atdheut amë Shqipërisë dhe promovimit të një kosovarocentrizmi. “Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!” shkruan Qosja ka shkruar Qosja në faqen e tij të Facebookut.

Dhe sipas tij në qendër të kësaj fushate qëndron Gazeta Express dhe televizioni T7: “As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express” ka thënë akademiku duke përdorur një gjuhë dhe mendësi të vjetër.

Sipas pretendimeve të Qoses kjo fushatë nuk është e rsatësishme, ajo është e financuar ndoshta edhe nga jshtë dhe zhvillohet nën bekimin e institucioneve në Prishtinë (Shiko tekstin e plotë poshtë).

Por, sipas Gazeta Expres që etiketohej me emër në dencomcimin e akademikut që është përgjigjur menjëherë Rexhep Qosja nuk është asgjë më shumë sesa një shërbëtor me pagesë që këtë herë është vënë në shërbim të Edi Ramës: “…vetëm pse mediumet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re. Por, duket se, nga dëshira për të bërë propagandë dhe për ta bërë shërbëtorin, Qosja nuk i bën këto dallime. Ai e përzien Shqipërinë me Edi Ramën, të cilit po i shërben haptazi kushedi edhe për çfarë arsye të tjera”. Më poshtë Expres i ka kujtuar Qoses të gjitha shërbimet që ka kryer gjatë karierës së tij të gjatë: “Shkrimtari Rexhep Qosja duket se e ka pjesë të karakterit dëshirën për t’u bërë shërbëtor i pushteteve. E kishte nisur me himnet për Josip Broz Titon, kur me “penën e mprehtë” ia numëronte meritat për “çlirimin e popujve të Jugosllavisë”, duke vazhduar me konformizmin ndaj konjukturës komuniste në Kosovë, në krye me Fadil Hoxhën, për të vazhduar me elozhetë për Hashim Thaçin, i cili si shpërblim ia ndante qindra mijëra euro për ta financuar ribotimin e veprës së tij. Duket se dëshira për t’u bërë palaço i pushteteve nuk po i venitet as në moshë të shtyrë. Sot, në një postim në Facebook, i ka sulmuar Gazetën Express dhe televizionin T7 për urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë, vetëm pse mediumet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re” thuhet në reagimin e saj.

Por, pavarësisht se kjo polemikë ka marrë nota shumë personale mes grupit mediatik të Express dhe akademikut, problemi qëndron. Në Prishtinë po formëzohet një lloj kosovocentrizmi që shpesh merr edhe ngjyra anti Tiranës, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se është nxitur edhe nga veprimet e udhëheqësve shqiptarë të cilët kanë dashur shpesh ta përdorin Kosovën si mish për top për karrierat e tyre politike. /Lapsi.al

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Rexhep QOSJA

Shërbëtori i të gjitha pushteteve, Rexhep Qosja, i sulmon Gazetën Express dhe T7

Shkrimtari Rexhep Qosja duket se e ka pjesë të karakterit dëshirën për t’u bërë shërbëtor i pushteteve. E kishte nisur me himnet për Josip Broz Titon, kur me “penën e mprehtë” ia numëronte meritat për “çlirimin e popujve të Jugosllavisë”, duke vazhduar me konformizmin ndaj konjukturës komuniste në Kosovë, në krye me Fadil Hoxhën, për të vazhduar me elozhetë për Hashim Thaçin, i cili si shpërblim ia ndante qindra mijëra euro për ta financuar ribotimin e veprës së tij. Duket se dëshira për t’u bërë palaço i pushteteve nuk po i venitet as në moshë të shtyrë. Sot, në një postim në Facebook, i ka sulmuar Gazetën Express dhe televizionin T7 për urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë, vetëm pse mediumet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re.

Por, duket se, nga dëshira për të bërë propagandë dhe për ta bërë shërbëtorin, Qosja nuk i bën këto dallime. Ai e përzien Shqipërinë me Edi Ramën, të cilit po i shërben haptazi kushedi edhe për çfarë arsye të tjera.

“Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!” shkruan Qosja.

Sipas tij, qëndrimet ndaj Edi Ramës e kanë për qëllim zhbërjen e shtetit shqiptar, të cilën e kanë dëshiruar Pashiqi, Rankoviqi e Millosheviqi. Është interesante që me këtë trinom emrash, Qosja e lë jashtë Titon, të cilit i ka shërbyer.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment