Rregullat e reja për rihapjen e bareve pishinave dhe ambienteve të mbyllura

Duke filluar nga data 1 tetor bar-kafet, restorantet dhe pishinat do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në ambientet e brendshme, pas disa muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vendimi është marrë në Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku thuhet se hapja e këtyre bizneseve në ambientet e mbyllura do të shoqërohet dhe me një protokoll masash, që do duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.

Ministria e Shëndetësisë publikoi udhëzuesin për masat higjieno-sanitare, që do të duhet të zbatohen nga baret, restorantet dhe pishinat. Sa u takon pishinave thuhet se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik.

Asnjë klient nuk do të lejohet të hyjë brenda me temperaturë 37.5, ndërsa numri i përcaktimit të personave brenda pishinave të mbyllura do të përcaktohet në bazë të kapacitetit maksimal të aktivitetit, ku një personi i takon një hapësire prej 3 metrash katrorë. Në bazë të saj do përcaktohet edhe numri maksimal i klientëve që do lejohen.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment