Sa kohë mund të mbijhetojë COVID-19 në sipërfaqet dhe në ajër.

Trasmetimi i koronavirusit covid-19 ka vënë në vështirësi shkencëtarët. Shumë viruse dhe mikrobe mund të mbijetojnë për një kohë në sipërfaqe të ndryshme, përcaktimi i kësaj kohe është thelbësore për të kuptuar shpërndarjen e tij. Kështu shkencëtar nga SHBA provuan materiale të zakonshme që ndodhen në çdo shtëpi dhe ambient për të konkluduar sa është koha që virusi mund të mbahet gjallë dhe publikuan rezultatet e tyre në MIT Technology Review.

Sipas vëzhgimeve koronavirusi mund të mbijetojë për më shumë kohë në materialet plastike dhe në çelik, deri në 3 ditë. Bakri duket se është materiali ku virusi mbijeton më vetëm 4 orë. Në letër si ato që përdoren në paketimet postare zgjat deri në një ditë. Shkencëtarët gjithashtu provuan se në ajër virusin mbijeton rreth 3 orë. Temperaturat e ulëta dhe lagështia e ulët janë faktorë që zgjasin jetën e virusit.

Duhet theksuar se ekziston akoma një provë e pakundërshtushme se virusi mund të transmetohet nga objektet jo-organike.

“Tani për tani nuk njohim nëse mund të ngjisësh Covid-19 nga sipërfaqe të infektuara ose objekte joorganike”. – Marilyn Roberts mikrobiolog i universitetit Washington School

Atë që njohim me siguri është se virusi gjëndet në përqëndrime të mëdha në hyrjet e frymëmarrjes, kështu mund të transmetohet nëpërmjet kollës ose tështimes. Gjithashtu covid-19 mund të transmetohet edhe përmes mbetjeve fekale, prandaj rekomandohet të mbyllni kapakun e WC përpara se të shkarkoni tualetin dhe të lani menjehere duart tuaj për të paktën 20 sekonda, fërkim me sapun.

Në qoftë se prekim një sipërfaqe që përmban një virus ose një grip të thjeshtë, mund të marrim miliona organizma të virusit brënda disa sekondave. Kjo në kombinim me një studim tjetër që thotë se njerëzit prekin fytyrën e tyre 20 herë në orë mund të rezultoj e rrezikshme prandaj larrja e shpeshtë e duarve është domosdoshmëri.

Për pyetjen nëse dizinfektantët dhe letrat e lagura vrasin virusin, përgjigja është po, përsa kohë përdoren në mënyrën e duhur dhe nëse përmbajnë të paktën 60% alkool. Por sido qoft nuk mund të zëvëndësojnë larjen e duarve me sapun sipas rekomadimeve.

Përsa i përket maskave, ekspertët janë në një mëndje që nuk ndihmojnë, përveç nëse jeni tashmë i infektuar, dhe në këtë rast mbrojnë njerëzit përreth nga kolla dhe tështima juaj.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment