Shkumbini rrezohet dhe nga Apeli “Duka e ka personale me ne”

Peqinit iu shuajten shpresat per shfuqizimin e denimit nga komisioni i apelit por ky i fundit ka lene ne fuqi disiplinen e cila e ka denuar me zbritjen ne kategorine e dyte dhe gjobe ne masen 1milion leke. Arroganca e FSHF-se shkon me tej duke e keshilluar ti drejtohet CAS-it nqs pretendon te gjej te drejten e tij, nje mision i pamundur per nje ekip si Peqini me financa modeste. Mesa duket denimet qe do vazhdoj te japi FSHF do jene ne grup dhe jo individuale sic e parshikon ligji i cili denon deri ne 3 vjet burg individ te cilet shkaktojn dhune ne fushen e gjelbert. Keshtu nje qytet me rreth 26,000 banor nuk do kete te drejte te shkoj ne stadium si nje mundesi defrimi dhe argetimi  per faj te 2-3 personave qe shkaktuan  dhune.

Tifoze te shumte te Peqinit kane shperthyer ne sharje dhe ofendime ndaj kreut te FSHF Armand Duka, duke e shpallur si “Non grata” ne qytetin e tyre. Klubi e fajson Duken se denimi ka ardhur si hakmarrje personale e tij sepse klubi nuk i ka dhene voten ne zgjedhjet per president.

DEKLARATA E KLUBIT – Drejtuesit e klubit kanë qenë më të ashpër në reagimin e tyre kundrejt vendimit të Apelit. “Sahanlëpirësit e Dukës në të dyja komisionet, pa u bazuar në rregulloren e vetë Federatës, neni 64/b që dënon një skuadër me 4 ndeshje pa tifozë dhe gjobë, çuan në vend fjalën e kreut të FSHF-së, i cili nisur nga arsye personale, kishte urdhëruar përjashtimin e Shkumbinit. Po, po, për arsye personale, sepse klubi peqinas nuk e votoi atë të madhin e Federatës dhe ky ishte shkaku që Duka të hakmerrej në mënyrën më të ulët kundrejt një ekipi dhe një qyteti të tërë si Peqini, që futbollin e ka të shenjtë. Kjo ishte e vetmja arsye e ndëshkimit të Shkumbinit nga këto palo komisione të përbëra nga njerëz të pandershëm dhe që janë kthyer vetëm në lolo të kreut të Federatës, Duka. Ne si klub, por edhe i gjithë qyteti i Peqinit, e shpallim nga sot Dukën ‘non grata’. Kurrë të mos shkelë në Peqin, pasi e tregoi fytyrën e vërtetë karshi një populli besnik dhe mikpritës”. Kjo është deklarata e klubit peqinas pas vendimit të Apelit drejtuar kreut të FSHF-së. Reagime të shumta ka pasur edhe nga tifozët peqinas, të cilët i kanë uruar të gjitha të zezat kreut të Federatës.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment