Si është të kesh dhe të marrësh veten nga Koronavirusi

Park Hyun, një pacient i rikuperuar nga koronavirus, thotë se ishte idiotësi të mendoja se nuk do prekesha nga koronavirusi.

Telenovela e koronavisusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën me 127.863 raste dhe 4.718 vdekje deri në momentin e këtij artikulli. Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli zyrtarisht pandemi.

Një nga shtetet më të prekura është Korea e Jugut, e cila është dhe me numrin më të lartë të të infektuarve jashtë Kinës. Shumë veta janë të shqetësuar për këtë armik të padukshëm, megjithëse qeveria e Koresë ka arritur të mbaj shkallën e fatalitetit në minimum. Data 9 Mars shënoj ditën kur pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara në gjithë botën u shëruan.

Pacienti tashmë i shëruar plotësisht 48 vjeçari Park Hyun në pepjekjen e tij për të hedhur dritë mbi këtë pandemi rrëfehet nëpërmjet një seri postimesh në facebook se si është të jesh i infektuar me këtë lloj virusi dhe paralajmëron të tjerët të jenë të kujdesshëm.

“Ky mund të jetë postimi im i fundit për disa ditë pasi duhet të fokusohem në rikuperimin e trupit tim të dëmtuar nga koronavirusi dhe efektet anësore të medikamentëve…” fillon postimi i tij fundit.

Park paralajmëron se u prek nga ky virus megjithëse jeton një jetë të shëndetshme. Ai stërvitej 5 herë në javë, lante duart rregullisht dhe përdorte dezinfektus. Gjithashtu jetonte në një zonë jeshile e paprekur nga koronavirusi. Për këtë, ai neglizhoj të merrte masa dhe e quante veten besimplotë se nuk e gjënte gjë, të cilën tani e quan idiotësi.

Simptomat

Gjithçka filloj me një dhimbje të lehtë fyti dhe kollë të thatë me datë 21 Shkurt. “Kjo ishte e zakonshme për mua në periudhën e dimrit” tha Park-u.

Mendoj se duke pirë rregullisht ujë do kurohej. Në të njejtën ditë u konfirmua dhe pacienti i parë me koronavirus në qytetin Busan. Shumë shpejt ai ndiente presion në kraharorin e tij, e cila vazhdoj për disa ditë. Pas tre ditësh nga simptomat e para ai nuk mund të merrte frymë siç duhej.

Numri i telefonit për emergjencat nga koronavirusi ishin të zëna, prandaj u nis në qëndrën spitalore lokale. Doktorët i thanë se ka një propabilitet shumë të ulët që ai të ketë virusin, dhe pas kembënguljes së tretë ai arriti të testohej.

Testimi

Shumë të tjerë prisnin në rradhë për të bërë testin, rradha ishte shumë e gjatë edhe pse ishte herët në mëngjes.

Atij iu tha të priste 4 orë, por pas 30 minutash atij filloj të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe humbi ndjenjat duke prërplasur kokën në dysheme. Ai u mjekua dhe në fund bëri testin për virusin.

Gjatë pritjes së rezultateve, Park u vetkarantinua në dhomën e tij, dhe njoftoj gjith njerëzit e tij të afërt mbi situatën dhe se nuk duhej të ken kontakt me të .

Diagnoza

Më 25 Shkurt Park u njoftua me sms se testi rezultoj negativ. Por pak momente më vonë qëndra shëndetësore i telefonoj sërish dhe i tha se mesazhi i parë ishte dërguar gabimisht ai në fakt ishte i infektuar me koronavirusin. Qëndra shëndetësore i tha se duhej të priste 24 orë përpara se të transferohej në spital, si pasoj e mungesës së shtretërve në zonën e karantinës.

Po të njejën ditë një përfaqësues nga bashkia e vizitoj për ta pyetur rreth vendeve të cilat kishte vizituar së fundmi dhe njerëzit që ka patur kontakt. Duke parë gjendjen e tij të rënduar shëndetësore përfaqësuesi telefonoj qëndrln spitalore për ti dhënë përparësi transferimit të tij në spital.

Në mesnatë të së njëjtës ditë, Park u dërgua në një dhomë me presion negativ në karantinën e spitalit për të marrë mjekim intensiv me medikamente dhe furnizim me oksigjen.

Si ishte ndjesia

“Fillova të merrja frymë më mirë por vazhdoja të ndieja sikur kisha një pllakë të rënd metalike mbi kraharor”. tha Park. “Kraharori dhe stomaku më digjnin pas medikamenteve

Gjëndja e tij filloj të kishte luhatje por organet jetësore filluan të përmirësoheshin. Efektet anësore të medikamentëve ishin të këqija dy ditët e para, por trupi i tij filloj të përshtatej avash avash. Park tha se nuk kishte mundësi por të merrte çfarë ti jepni pavarësisht efekteve anësore. Gjithashtu ai shfaqte çrregullime mendore për shkak të izolimit në karantinë.

Rimëkëmbja

Pas ditës së tij të gjashtë në spital Park rezultoj negativ me koronavirus. Po atë ditë doktorët pushuan së dhëni medikamente. Ai rezultoj negativ edhe ditën e nesërme një tregues ky që ai ishte shëruar plotësisht.

Ai u lirua nga spitali ne ditën e nëntë por doktorët e këshillua të qlndronte në shtëpi dhe për 14 ditë të tjera, pasi disa pacient të liruar rezultuan pozitiv përsëri.

Ai këshillon njerëzit të mos qëndrojnë në vende të mbipopulluara dhe të mos stërmundojnë trupin e tyre. Për ato të cilët tashmë janë infektuar me virusin ai thotë:

Qëndroni pozitiv. Hani, pini dhe flini. Mos lexoni dhe dëgjoni lajme konfuze për disa kohë. Dëgjoni dhe kini besim në ekipin mjekësor. Ju lutem mos mendoni për të afërmit tuaj që kishit përreth. Ata janë të fortë.”

“Ju mund të kuroheni ashtu siç bëra unë. Bashkë jemi të fortë”. Shtoj ai.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment