Si Qassem Soleimani u targetua nga një raketë lazeri, kronika e eleminimit të gjeneralit

  • Qassem Soleimani, 62,sulmua ndërsa po largohej nga aeroporti i Bagdadit në makinën e tij.
  • Droni gati silencioz ushtarak amerikan i tipit US MQ-9 Reaper, leshoj raketar Hellfire të komanduar me laser.
  • Soleimani ishte në survejim të vazhdueshëm nga forca amerikane, suadite dhe israelite.
  • Ai i ka mbijetuar disa atentave gjatë dy dekadave të fundit

I ka shpëtuar shumë atentateve që kerkonin vrasjen e tij në të kaluarën. Por Qassem Soleimanin e gjetën të papregatitur dhe të pambrojtur raketat vrasëtare të cilat gotitën makinën e tij me saktësi të lartë kur ai po largohej nga aeroporti i Bagdadit.

Një dron silencioz US MQ-9 Reaper lëshoj raketa të komanduara me lazer në drejtim të dy makinave, duke vrarë në vend gjeneralin dhe shoqëruesit e tij.

Shtëpia e Bardhë deklaroj se sulmi ajror u realizuar me urdhër direkt nag presidenti Donald Trump i cili ishte edhe “komanduesi i drejtëpërdrejt”, i cili më vonë postoj një foto të flamurit amerikan në llogarinë e tij twitter disa orë pas sulmit.

Ai dha urdhrin pa u konsultuar më parë me aleatët e tjerë perëndimor, përfshir Britaninë, ose këshillin e demokratëve në sekretarin e shtetit. Mike Pompeo tha se SHBA bëri një lëvizje bazuar në informacionet inteligjente për të shpëtuar jetën e Amerikanëve në atë zonë ku raportohej se Soleimani planifikonte të bente sulme.

Kjo detyroj Z. Trump të urdheronte sulmin ajror, pas shumë viteve tensioni mes Washintonit dhe Teheranit.

Komandanti Iranian me grada të larta arriti në aeroport në orët e para  të mëngjesit nga një fluturim nga Siria.

Dy fuoristrada Toyota mbërritën në hyrje të aeroportit ku u prit dhe nga zv. komandanti irakian Abu Mahdi al-Muhandis .

Të dy burrat udhëtuan në njërën makinë dhe në makinën tjetër trupërojat e tyre.

Disa minuta më vonë kur makinat po kalonin në zonën e transportit të mallrave jashtë aeroportit, u goditën nga mbi katër raketa.

Një kamera sigurie bardh e zi afër ngjarjes tregon momentin e shperthimit ku  makinat u shkrumbuan në çast.

Trupi i gjakusor dhe i shpërfyturuar e  Soleinman u identifikua nëpërmjet unazës së tij. Media kombëtare Iraniane deklaruan se nga sulmi mbetën të vrarë dhjetë persona, përshfirë katër ushtarak Iranian, katër komandant Irakian dhe al-Muhandis.

Droni vrasës goditi me shpejtësi 270Km/h

Komandanti i ushtirsë vendase Abu Muntather al-Hussaini tha se dy raketa goditën makinën ku ndodhej  Soleimani, 62, dhe al-Muhandis, 66. Makina e dytë u godit vetëm nga një raket. Thuhet se ato u lëshuan nga një dron MQ-9 , dërguar nga qëmdra e komandës amerikane me bazë në Katar.

Pilotuar nga dy vetë qindra kilometra larg. Droni fluturon me shpejtësi 270km/h është i pajisur me raketa me saktësi të lart dhe i transmeton komandantëve  imazhe të sulmeve në cdo cep të botës.Një dron i tillë kushton 64 milion dollar, është i pajisur me katër raketa që drejtohen nëpërmjet lazerit me 17Kg lëndë plasëse e aftë  për të shkatëruar një tank.

Ekspertët e aviacionit thonë se fluturimi i tij ishte pothuajse i heshtur, duke mos i mundësuar viktimave të reagonin ose të merrnin masa mbrojtëse

Një gazetë lokale raportoj se raketat Hellfire R9X ‘Ninja ishin të modifikuara në menyrë të tillë që përpara impaktit të lëshojnë tehe të mprehta rrotulluese me qëllim copëtimin e objektivit.

Sulmi është rezultat i pune shumë vjecare i sherbimit të inteligjencës amerikane

Sulmi preçiz i dronit bazohet në informacione të detajuara inteligjente dhe Soleimani është mbajtur në vëzhgim konstant nga forcat ushtarake SHBA, Arabia Saudite dhe Israeli

New York Times raporton se pentagoni ka përdorur informacione super të klasifikuara nga informator, pajisje përgjimi, pamje satelitore dhe teknika ë tjera për të gjurmua lëvizjet e gjeneralit.

Sulmi u realizua nga Komanda e operacioneve speciale, megjithse shtëpia e Bardhë tha se u realizua nga vet dora e presidentit Trump.

Një burim në CNN tregon se Soleimani ishte përfshirë në planifikimin e disa sulmeve kundër interesave amerikane në disa shtetet fqinje. Një zyrtar i administratës Trump tha se në bazë të inteligjencës Soleimanipo udhëtonte ne Bagdad për të planifikuar sulme në të ardhëmen  kundër interesave amerikane.

Zyrtari tha për CNN: ‘ Presidenti bëri lëvizje të përshpjetuar dhe precize’ Pentagoni akuzoj Soleimanin se ka qenë personi që ka orkestruar sulmin me raketa në bazën ushtarake në Irak, përfshirë një tjetër ku mbeti i vrarë një civil amerikan dhe plagosi disa personel të ushtrisë. Gjithashtu thuhet se ai ka konfirmuar sulmet në ambasadën amerikane në Bagdad.

Gjenerali ka qënë i shenjëstruar për dekada

Gjenerali i ka mbijetuar disa atentateve me qëllim eleminimin e tij nga agjenci perëndimore, Israelite dhe Arabe, gjatë një periudhe prej dy dekadash.

Por paraardhësit e Z. Trump Barack Obama dhe George W Bush, kanë hezituar të angazhoheshin në eleminimin e tij, me frikën se pasojat që do vinin nga ky akt do ishin negative në ruajtjen s paqes.

Vitin e kaluar Teherani nxorri në dritë një plan eliminimi nga agjenci spiunazhi Israelite dhe Arabe, të cilët u përpoqën të blinin një pronë pranë xhamisë së ndërtuar nga i ati i Soleimanit në qytetin Kerman, nga ku do gërmonin një tunel  dhe do vendosnin lënd shpërthyese për të hedhur në erë Soleimanin gjatë një ceremonie fetare.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment