Steven Spielberg jep dorëheqjen nga filmi i ri Indiana Jones 5

Së fundmi u konfirmua lajmi se filmi i ri Indiana Jones 5 do jetë një vazhdimi i aventurës legjendare të doktor Indiana Jones dhe jo thjeshtë nje rikrijim. Fillimisht filmi ishte planifikuar të qarkullonte nëpër kinemat në vitin 2019, por siç janë zhvilluar ngjarjet filmi me shumë mundësi do mbërrij në 2021. Arsyeja (ndoshta) është se rregjizori ikonë Steven Spielberg ka vendosur të largohet nga karrigja e tij për tja lenë vendin një të riu duke u bërë i pari film Indiana Jones ku Spilberg do mungoj.

Flitet se rregjizori James Mangold nga “Walk the Line” dhe “Logan” do marri përsipër këtë projekt pasi është në bisedime me studion DIsney.

Harrison Ford do rikthehet për herë të fundit në rolin e tij kryesor, dhe xhirimet do nisin këtë verë.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment