Te rijn te Organizates Politike dhunohen nga rojat private ne Teg

Prej disa kohesh aktivist te organizates politike ngren zerin per te drejtat e minatoreve te bulqizes dhe shtypjes qe i behet nga pronari i tyre Samir Mane. Njera nga protestat e tyre u zhvillua pikerisht ne qendren tregtare Teg pronar i te cilit eshte Samir Mane duke shperndar fletushka ndergjegjesuese dhe solidarizuese me mbishkrimin “Samir Mane shtyp punetoret”. Veprim i cili u konstatua menjehere nga rojet private te kesaj qendre dhe coj menjehere ne konflikt fizik mes tyre dhe aktivisteve, ne videon e postuar ne faqen zyrtare ne facebook duket qart se si rojet terheqin zvare aktivistet femra dhe meshkuj duke i shoqeruar ne menyre te dhunshme larg syve te publikut qe ndodhej aty ne nje dhome private ku dyshohet se eshte ushtruar dhune fizike dhe psikologjike. Policia ka arrestuar dhe shoqeruar ne komisariat aktivistet Mirela Ruko, Vitori Çipi, Bislim Lakna, Enriko Peçuli, Frenklin Elini, Albina Ruko dhe Xheni Hajdari, disa prej tyre mbahen ende ne arrest dhe i rendon akuza per prishje te qetesise publike dhe vandalizim te prones private

Ne nje postim ne facebook deklarojne se:

“Policia e Edi Ramës po pengon avokatët që të takojnë aktivistët e arrestuar. Pavarësisht se djemtë janë maxhorenë, kërkohet deklaratë noteriale nga familjarët e të arrestuarve. Sot është ditë pushimi për noterët dhe familjarët e shokëve tanë ndodhen në qytete larg Tiranës.

Po ashtu, policia e komisariatit nr.1 nuk ka thërritur ende mjekun ligjor që do të verifikonte shenjat e dhunës së rojeve të Samir Manes.

Samir Manja dhe shërbëtorët e tij në qeveri, prokurori dhe polici nuk na ndalin dot!

Lironi Frenklin Elinin, Bislim Laknën dhe Enriko Peçulin!”

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment