Tirana do të luajë të shtunën, duke nisur nga ora 17:00 kundër Skënderbeut, një ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Klubi bardheblu, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar se kjo sfidë do të luhet në “Air Albania Stadium”.
Çmimi i biletave fillon nga 500 lek mbrapa porte dhe deri në 3,000 lek tribuna VIP
Kjo do të jetë sfida e tretë që bardheblutë do luajnë stadiumin e ri, pas ndeshjeve me: Partizanin dhe Teutën. Duket sikur avash avash Tirana po e shkëput lidhjen e saj me stadiumin Selman Stermasi i cili plotëson kapacitetet për një ndeshje të tillë. Vendim ka shkaktuar pakënaqësi edhe në rradhët e tifozëve të cilët preferojnë shtëpinë e tyre dhe shprehen se çmimi i biletave është tepër i lartë.